28 Mars 2024

ASK dhe PK do të shkëmbejnë të dhëna statistikore të turizmit

Prishtinë, 22 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës (PK). Marrëveshja e Bashkëpunimit është nënshkruar ndërmjet Kryeshefit Ekzekutiv të ASK-së, Isa Krasniqi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të PK-së, Shpend Maxhuni.

Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje Bashkëpunimi (MB) është rregullimi dhe përcaktimi i procedurave për shkëmbimin e të dhënave statistikore të turizmit për ASK-në, si institucion përgjegjës për statistika zyrtare në Republikën e Kosovës. 

Marrëveshja ka të bëjë me mbledhjen dhe këmbimin e të dhënave nga fusha e turizmit sipas metodologjisë dhe standardeve ndërkombëtare. 

Në bazë të kësaj Marrëveshjeje Bashkëpunimi,  PK-ja obligohet që t’ia japë ASK-së të dhënat statistikore të qarkullimit turistik në Pikat (Kalimet) Kufitare të Republikës së Kosovës në baza mujore dhe vjetore. Ndërkaq, ASK-ja obligohet që t’i shfrytëzojë këto të dhëna ekskluzivisht për qëllime statistikore, respektivisht për hartimin e politikave turistike lidhur me zhvillimin e turizmit, duke cituar burimin e të dhënave. 

Po ashtu, këto të dhëna do t’i nënshktrohen procesit të përpunimit, analizës dhe publikimit në Ueb faqen e ASK-së, ku do të bëhen publike për të gjitha institucionet qeveritare dhe joqeveritare (duke ruajtur të dhënat konfidenciale në pajtim me ligjet dhe aktet nënligjore ne fuqi).

ASK pajtohet që do të ketë bashkëpunim edhe në ofrimin - këmbimin e njohurive ndërmjet këtyre institucioneve rreth definicioneve dhe metodologjisë për këto statistika. Po ashtu, ASK-ja do ta informojë PK-në lidhur me planin e publikimit të të dhënave dhe për nevoja të tyre do t’i ofrojë informata dhe statistika në bazë të kërkesës.

ASK-ja dhe PK-ja e vlerësojnë të rëndësishëm krijimin dhe forcimin e bashkëpunimit institucional, me qëllim të këmbimit të informacionit statistikor dhe me interes të përbashkët, që kërkohet në fushën e turizmit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)