25 Shkurt 2021

Arrihet pajtueshmëri për oferta të përbashkëta turistike Kosovë-Shqipëri

Prishtinë, 22 maj - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala,ka pritur sot në takim ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi, bashkë me kryetarët e Bashkive të Vlorës dhe Himarës, Dritan Leli dhe Jorgo Goro.

Ministri Shala theksoi se me ministrin Klosi biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe për daljen e një oferte të përbashkët turistike.

“Diskutuam me ministrin Klosi për thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, kompetencë kjo që  është në domenin e ministrisë që e drejtoj unë. Diskutuam edhe për mundësinë e krijimit të ofertave të përbashkëta, që turistët e huaj t’i kenë ofertat e përbashkëta për ata që vizitojnë Shqipërinë, ta vizitojnë edhe Kosovën dhe anasjelltas. U dakorduam që bashkë me Klosin që tur-operatorët nga Kosova dhe Shqipëri t’iu ofrojmë shtande të përbashkëta për promovim të turizmit dhe të ofertave që i kemi si dy shtete”, tha ministri Shala.

Ministri bëri të ditur se gjatë vitit Kosovën e vizitojnë afër pesë milionë vizitorë dhe afër 26 për qind janë nga Republika e Shqipërisë, ose mbi 800 mijë.

Ndërsa ministri Klosi tha se shumë qytetarë nga Kosova e kanë destinacion Shqipërinë gjatë sezonës së verës, duke theksuar se barrierat administrative nuk mund ta pengojnë turizmin.

 “Ne nuk do duhet të mendojmë që deti është i shtetit shqiptar, ai është pasuri e gjithë kombit shqiptar. Ne duam të ofrojmë turizmin më të bukur të Shqipërisë dhe të Kosovës. Oferta e Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të pengohet nga barrierat administrative”, tha Klosi.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shkurt 2021

- Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobal në konsorcium me Prishtina REA dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon ceremoninë e certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK. (Hotel Amazona në Milloshevë, ora 9:45)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Rrjeti i Pajtimit KOMRA (RrPK) prezanton rezultatet e hulumtimit të vendeve të paraburgosjes në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të personave të zhdukur në lidhje me luftën në Kosovë. Pjesëmarrës Natasha Kandiq, Bekim Blakaj etj. (Zoom, ora 11:00)

- Mbahet dëgjimi publik në lidhje me raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për ndërtimin e hidrocentralit “EcoDri” në lumin Drini i Bardhë. (Restorant “Ura” në Dobrushtë, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon "Raportin e Monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë 2" ku do të publikohen të dhëna nga procesi i akreditimit gjatë vitit 2020, si dhe informata të tjera të rëndësishme rreth sfidave me të cilat është përballur Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë. (Zyrët e ORCA's, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 196-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet videokonferencës, ora 13:00)