28 Mars 2024

Zbulohen stoli të fshehura në bagazhin e udhëtarit

Prishtinë, 3 dhjetor - Dogana e Republikës së Kosovës ka njoftuar se në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës oficerët doganor gjatë kontrollit të udhëtarve kanë zbuluar mallra të fshehura në bagazh.

Pasi imazhet e skanerit kanë dhënë indikacione që në valixhen e udhëtarit gjenden mallra të fshehura, oficerët pas hapjes së bagazhit kanë gjetur stoli të fshehura gjatë tentim kontrabandës.

Andaj sipas doganës ndaj personit është inicuar kundervatje doganore si dhe mallrat janë konfiskuar ne sasi mbi 3 kg: 1.Stoli te ndryshme argjendi, Stoli ari 18 K (Pllakëza për varëse qafe të ndryshme), Kuti të ndryshme të zbrazëta dekorative per stoli te ndryshme dhe Peshore që sherbejn për matjet e stolive të ndryshme.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)