29 Mars 2024

Zbatimi i kufizimeve të importit do t'i dëmtojë të gjithë

Washington, 13 prill - Presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde tha se zbatimi i kufizimeve të importit do t'i dëmtojë të gjithë.

Duke folur në një veprimtari të Institutit Global të Azisë në Hong Kong, ajo shtoi se qeveritë e vendeve të ndryshme duhet të qëndrojnë larg çdo forme proteksionizmi.

Sipas shefes së FMN-së, kufizimi i importeve jo vetëm do të sjellë çmime më të larta të prodhimeve, por gjithashtu do të pengojë rolin e tregtisë për nxitjen e produktivitetit dhe shpërndarjen e teknologjive të reja.

Lagarde, theksoi se industritë e mbrojtura mund të vuajnë gjithashtu nga konkurrenca e dobët. Përveç të qëndruarit larg proteksionizmit, Lagorde gjithashtu theksoi se ekonomia globale duhet të ruhet nga rreziqet fiskale dhe financiare.

Analiza e fundit e Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se politikat e lirshme financiare që janë ndërmarrë në 10 vjet kanë nxitur rritjen e borxhit publik dhe privat mbi nivelin e 164 trilionë dollarëve amerikanë.

Lagarde tha se vendet e ndryshme duhet të krijojnë politika mbrojtëse dhe mënyra të reja të favorshme për rritjen ekonomike.

"Përveç kësaj, të gjitha vendet e botës duhet të shtojnë reformat ekonomike dhe veprimet politike për të nxitur produktivitetin dhe rritjen afatgjatë e të qëndrueshme ekonomike," tha shefja e FMN-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)