31 Mars 2020

Wall Street, bursat evropiane dhe aksionet aziatike mbyllen në rritje

SHBA - Tokio, 24 mars - Wall street është hapur në rritje të lehtë ditën e sotme, i tërhequr nga sektori shëndetësor, ndërsa bursat europiane po shënojnë një sesion mjaft të mirë ditën e sotme. ndërkaq nafta bruto amrerikane kuotohet përmbi 81 dollarë, me një rritje të lehtë në krahasim me një ditë më parë.

Indekset kryesore në Wall Street, janë të qëndrueshëm pasi investitorët preferojnë të presin të dhënat mbi shitjen e banesave ekzistuese për muajin shkurt përpara se të pozicionohen në treg. këto të dhëna do të publikohen në orën 14:00 sipas orës lokale, ndërsa analistët e pyetur nga reuters parashikojnë që shitjet e shtëpive të bien në 5 milionë muajin e kaluar, kundrejt 5,05 milionë në janar.

Këto të dhëna do ti lejojnë investirorëve të shikojnë edhe statusin e ekonomisë amerikane. Një shifër pozitive në krahasim me parashikimet do të rriste besimin e tregut, në faktin që ringritja e ekonomisë më të madhe në botë është në rrugën e duhur. Por një çështje tjetër që vazhdon ti shqetësojë tregjet prej kohësh është çështja e borxhit të greqisë, dhe presin për një ndihmë konkrete nga partnerët europiane, gjatë takimit të do të zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel.

Përsa i përket korporatave, Walgreen, shoqëria numër 1 e farmacive në SHBA, ka publikuar të ardhura tremujore në rritje, por inferiore në krahasim me parashikimet, duke bërë që titujt e kësaj kompanie të rriten me 1,1 %.


Në të kundërt aksionet e gjigandit të kërkimit në internet Google, ranë me 0,75%, për shkak të gjyqit që po zhvillon me kompaninë Louis Vuitton dhe disa kompani të tjera. Ndërsa autoritetet kineze deklaruan se vendimi i Google për të shkëputur shërbimet e kërkimit në republikën popullore, është një akt i izoluar, që do të trajtohet sipas ligjit.

Ndërkohë bursat europiane gjendet të gjitha në territor pozitiv edhe pas hapjes së Ëall Street. Indeksi panevropian FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesore u rrit 0,4 përqind, pas tri ditë humbjesh. Indeksi bazë evropian është rritur 65% që prej nivelit më të ulët që preku më 9 mars 2009.

Kompania britanike e sigurimeve të jetës Legal & General u rrit 5,8 përqind, pasi raportoi fitimet shumë më lart parashikimeve të analistëve, e ndihmuar nga shkurtimet e kostove. Kompania u shpreh se shihte mundësi të reja për këtë vit, pavarësisht rritjes së dobët ekonomike. Kompanitë e tjera të sigurimeve u rritën, gjithashtu, përfshi Aviva dhe Prudential, që u rritën respektivisht me 1,4 dhe 1,6%. Edhe kompanitë minerare fituan pikë, pasi çmimi i arit u rrit nga kuotat e ulta njëmujore. Anglo American, Rio Tinto dhe Xstrata fituan nga 1,3 deri në 1,9%.

Aksionet aziatike u rritën në ditën e martë të mbështetura nga optimizmi i investitorëve mbi ri-ngritjen e ekonomisë globale por edhe nga rezultatet e mira të sektorit të teknologjisë së informacionit në shtetet e bashkuara të Amerikës. Aksionet aziatike ju rikthyen pikës më të lartë dy mujore të prekur në javën e kaluar.

Në tregun monetar euro është shfaqur e qëndrueshme dhe nuk ka lëshuar terrenin që fitoi në tregtinë amerikane duke ju larguar pikës më të ulët tre javore, megjithatë monedha e bashkimit europian vijon të vuajë pasojat e paqartësisë së financave të Greqisë.

Indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë u rrit me 0.9%. Në Japoni treguesi NIKKEI ra me 0.47%, dhe treguesi më i gjerë TOPIX ra me 0.16%. Në Korenë e Jugut treguesi KOSPI u rrit me 0.55%. Në Australi treguesi ASX u rrit me 0.92%. Në kinë treguesi i përbërë i Shangait SSEC ra me 0.56%. Në Tajvan treguesi TWI ra me 0.31%, ndërsa në Hong Kong indeksi HANG SENG u rrit me  0,82%.

Sipas analistëve risku i vetëm për ekonomitë e Azisë ngelet vetëm ngadalësimi i ekonomisë amerikane, por kjo ka shumë pak gjasa që të ndodhë për sa kohë Rezerva Federale ka vendosur të mbajë pranë zeros normën bazë të interesit.
Në tregun monetar euro po vuan pasojat e Greqisë dhe ndarjes europiane për planin financiar të ndihmës. Euro këmbehet me 1.3552 dollarë dhe është rritu me 0.2% ndaj jenit në 122.42 jen.
Nafta dhe ari janë tërhequr me nga 0,2% në tregtinë aziatike.

Tregjet europiane u mbyllën në nivelin më të lartë 17-mujor ditën e sotme, të tërhequra nga kompania Cairn Energy ndërsa Legal & General publikoi rezultate më të mira se parashikimet e analistëve.

Treguesi Paneuropian FTSEurofirst 300, i aksioneve kryesore europiane, u mbyll në rritje me 0.8%, niveli më i lartë që prej tetorit të 2008. Ky indeksi ka fituar rreth 26% të vlerës gjatë vitit 2009, ndërsa është rritur me 2.7% në tre muajt e parë të këtij viti.

Kompania britanike e eksplorimit të naftës Cairn Energy avancoi me 8% vetëm ditën e sotme, pasi publikoi rezultate të mira për vitin 2009, dhe i shikon me optimizëm operacionet e saj të eksplorimit të naftës në Indi dhe Grenlandë.

Edhe kompania britanike e sigurimeve Legal & General u rrit me 5%, pasi hodhi poshtë parashikimet me një rritje të të ardhurave me 87%, dhe nënvizoi besimin e saj me një rritje prej 1/3 të dividentit të saj. Përsa i përket performancës të dobët, kompania gjermane e prodhimit të automjeteve Volkswagen shënoi një rënie prej 6.1%.

Ndërkohë edhe Wall Street vazhdon të jetë në territor pozitiv. Shitjet e shtëpive ekzistuese në Amerikë, kanë shënuar një rënie më të vogël se parashikimet e analistëve në muajin shkurt. Këto të dhëna u publikuan ditën e sotme nga Federata e Agjensive Imobilare. Shitjet kanë rënë me 0,6% në 5,02 milionë njësi, ndërsa analistët parashikonin një rënie në 5 milionë. Por në krahasim me shkurtin e vitit 2008 shitjet e shtëpive ekzistuese janë rritur me 7%.

/Scan Tv/

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 mars 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me propozimin për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovecit, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë "AKB reagon ndaj Propozimit të Pakos së Qeverisë për mbështetjen e bizneseve". (Zyret e AKB-ës, ora 12:00)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe njëkohësisht koordinator i shtabit emergjent, Visar Shehu, dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari mbajn konferencë për media lidhur me masat e ndërmarra nga Komuna e Prizrenit kundër pandemisë COVID-19. (Shtëpinë e Bardhë ora 14:00)

 

- Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë në prani të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia do të nënshkruajë sot një kontratë me vlerë 5 milionë euro për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19. (Ceremonia e sotshme e nënshkrimit do të transmetohet drejtpërdrejt në Facebook përmes faqes së BE-së në Kosovë @EuropeanUnionInKosovo, ora 17:00)