29 Mars 2024

Vlera e Bitcoin-it shkon në mbi 50 mijë dollarë

New York, 17 shkurt - Pas një jave në të cilën Bitcoin u ngjit në lartësi të reja, vlera e kësaj kriptovalute mëngjesin e sotëm tejkaloi kufirin prej 50 mijë dollarëve.

Bitcoin shënoi rritje, ndërsa gjithnjë e më shumë kompani aludojnë se monedha digjitale e paqëndrueshme përfundimisht mund të pranohet gjerësisht si një mjet për pagesën e mallrave dhe shërbimeve. Bitcoin përgjithësisht perceptohet si një stok me vlerë, si ari, me shumë pak hapësirë ​​për t'u shpenzuar.

Të hënën e kaluar, kompania e automjeteve elektrike "Tesla" njoftoi blerjen e 1.5 miliard dollarëve në Bitcoin si pjesë e një strategjie të re investimi dhe se së shpejti do ta pranonte atë si një formë pagese për makinat e saj.

Mbetet e paqartë se sa kompani të mëdha do të ndjekin shembullin e Tesla-s. Analistët parashikojnë një zhvillim të ngadaltë drejt përdorimit të gjerë të Bitcoin-it për të paguar mallra dhe shërbime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)