24 Prill 2024

Veseli prezanton kapacatitet e Kosovës për investitorët e Emirateve Arabe

Dubai, 17 prill - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është pritur në Dubai nga ministri i Ekonomisë, Sultan Bin Saed Al Mansouri, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Kryetati Veseli ka prezantuar tek Ministria e Ekonomisë potencialet që ka Kosova për investime në agrokulturë, turizëm dhe industri.

Nga ana e tij, ministri i Ekonomisë, Sultan Bin Saed Al Mandouri tha se Emiratet e Bashkuara Arabe e shohin Kosovën si vend strategjik për investime në turizëm dhe bujqësi, për shkak të pozitës gjeografike.

Ai tha se Kosova ka potencial dhe resurse përmes të cilave mund të krijojë perspektivë të sigurt për zhvillim të hovshëm ekonomik.

Kryetari Veseli kërkoi nga ministri i Ekonomisë që t’i nxisë investitorët e Emirateve të vizitojnë Kosovën dhe të investojnë në fushat përkatëse, pasi sipas Veselit, Kosova ofron shumë mundësi dhe ka resurse humane për investitorët e huaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)