18 Prill 2024

Vendimi i ShBA-së mbi tarifat e importit ka rritur pasigurinë në treg

Bruksel, 2 maj - Bashkimi Europian bëri të ditur se vendimi i ShBA-së për të zgjatur periudhën e përjashtimit të përkohshëm, nga detyrimet doganore mbi importet e çelikut dhe aluminit ka rritur pasigurinë në treg dhe ka ndikuar vendimet e biznesit.

Përmes një deklarate të bllokut, eurokomisionieri për Tregtinë ka zhvilluar bisedime me sekretarin amerikan të Tregtisë dhe Përfaqësuesin e Tregtisë gjatë javëve të fundit, bisedime të cilat do të vazhdojnë.

Ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier tha se "rritja e tarifave është një rrugë e gabuar". Kështu iu përgjigj ai vendimit të ShBA-së, e cila do të zgjasë me 30 ditë periudhën e përjashtimit të përkohshëm, nga detyrimet doganore mbi importet e çelikut dhe aluminit, për Kanadanë, Meksikën dhe Bashkimit Europian.

"Qeveria federale është e njohur me vendimin e presidentit amerikan. Besoj fuqimisht se, në të mirë të vendeve të punës në Gjermani, në Europë, por edhe në Shtetet e Bashkuara, ne kemi nevojë për një marrëveshje të përhershme dhe se rritja e tarifave është rrugë e gabuar për të ecur përpara. Ne nuk kemi nevojë për më shumë, por për më pak tarifa në tregtinë globale. Kemi nevojë për një tregti botërore të hapur, shumëpalëshe dhe të drejtë."

Ministri i Jashtëm i Francës dhe ai i Ekonomisë publikuan një deklaratë të përbashkët, duke bërë thirrje për përpërjashtim të përhershëm të tarifave të çelikut dhe aluminit ndaj Bashkimit Europian.

Kina ka kërkuar konsultime me Shtetet e Bashkuara në lidhje me tarifat në Organizatën Botërore të Tregtisë. Në këto konsultime ka kërkuar të bashkohet edhe BE-ja.

Të hënën, Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti i ShBA-së Donald Trump vendosi të zgjasë deri më 1 qershor periudhën e përjashtimit të përkohshëm, nga detyrimet doganore mbi importet e çelikut dhe aluminit, të Kanadasë, Meksikës dhe Bashkimit Europian, duke ofruar edhe një muaj për të arritur një marrëveshje mbi negociatat tregtare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)