28 Mars 2024

Vazhdon rënia e rublës ruse

Moskë, 2 mars - Pavarësisht masave të shumta të Moskës, rubla ruse vazhdoi edhe sot të regjistrojë rënie kundrejt valutave të huaja.

Vlera e shkëmbimit të monedhës ruse me dollarin amerikan shkoi në 107 gjatë ditës, nga rreth 76 sa ishte një muaj më parë.

Rubla humbi vlerën ndaj euros, me kursin e këmbimit që arriti në 119 nga 86 brenda të njëjtit hark kohor.

Këtë javë, Banka Qendrore e Rusisë dyfishoi normën e saj të interesit nga 9.5 për qind në 20 për qind.

Qeveria kufizoi transaksionet devizore, duke detyruar kompanitë që merren me tregtinë ndërkombëtare të shesin 80 për qind të të ardhurave të tyre nga këmbimi devizor në bankat e autorizuara.

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është pritur me zemërim nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa BE-ja, Britania e Madhe dhe SHBA-të vendosën një sërë sanksionesh ekonomike kundër Moskës.

Rusia u izolua më tej pasi avionëve të saj iu ndalua përdorimi i hapësirës ajrore evropiane dhe kanadeze dhe një numër i bankave të saj u përjashtuan nga sistemi bankar ndërkombëtar SWIFT.

 .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)