19 Prill 2024

Vazhdojnë luhatjet në bursën amerikan

New York, 8 shkurt - Tregjet e aksioneve janë luhatur këto ditë që nga bursa e New Yorkut, e deri në ato të Azisë e Evropës.

Këto ngritje e ulje shqetësuese pasuan rënien e madhe të çmimeve në bursën e New Yorkut të hënën, kur indeksi Dow Jones humbi mbi 4% të vlerës së tij.

Megjithë tronditjen që shprehën investitorët, analistët që folën për Zërin e Amerikës thanë se rënia ishte pritur prej kohësh. Korrespondenti Mil Arcega njofton:

Pas një viti me rritje fantastike të aksioneve në bursë, kishte kohë që pritej një korrigjim i tregut:

“Çmimi i aksioneve nuk vazhdon të rritet në përjetësi. Pas një rritjeje prej afro 30% gjatë 13 muajve të fundit, ndodhi ajo që ishte ndoshta ngjarja më e parashikueshme në botë, një rënie e çmimeve,” thotë analisti Mark Hamrick.

Ky proces është si një çelës që periodikisht fiket për të moslejuar mbi-nxehjen e tregut.

“Bursa është rritur tepër, shumë shpejt,” thotë analisti McBride.

Menaxheri i investimeve James McBride thotë se ky korigjim në bursë ndodhi pasi u publikua të premten një raport që tregonte forcimin e tregut të punësimit dhe rritje të pagave.

“Pagat nuk ishin rritur prej shumë kohësh. Kjo krijoi përshtypjen se inflacioni do të rritej së shpejti dhe se Rezerva Federale do të fillojë të rrisë normat e interesit,” thotë zoti McBride.

Ekziston shqetësimi se një rritje e shpejtë e inflacionit mund të shtyjë Rezervën Federale të rrisë normat e interesit në mënyrë më agresive. Por financieri Altan Ergun thotë se fajin nuk e kanë ata që shkëmbejnë aksione në bursë, pasi 2/3 e shkëmbimeve realizohen nga algoritme kompiuterike:

“Shitblerja e aksioneve përmes operacioneve kompiuterike përfaqëson pjesën më të madhe të shkëmbimeve në bursë. Pra kur po shihnim shitje të aksioneve në masë, besojmë se kjo tendencë u acarua edhe më shumë nga aktiviteti automatik duke sjellë rënie kaq të theksuar”.

Në gjithë këtë debat kanë munguar komentet nga presidenti, i cili më parë ka theksuar rritjen kolosale të bursës gjatë mandatit të tij. Dje, Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin iu përmbajt komenteve të mëparshme të Shtëpisë së Bardhë:

“Ne na takon merita për rritjen e bursës mbi 30% që kur u zhvilluan zgjedhjet”.

Por, siç na e kujtojnë shpesh ekonomistët, bursa nuk përfaqëson gjithë ekonominë amerikane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)