29 Mars 2024

Vazhdojnë hamendjet për largimin e taksës

Prishtinë, 28 janar - Me 21 nëntor të vitit 2018 kundër prodhimeve serbe e atyre boshnjake ishte vendosur taksa 100 për qind nga institucionet e Kosovës dhe e cila ndikoi si në aspekte pozitive e po ashtu edhe në ato negative  dhe atë jo vetëm në aspekte eknomike, por edhe politike.

Por që nga atëherë është shqetësuese se edhe më tej në tregtoret, marketet e qendrat tregtare të vendit tonë gjenden jo pak prodhime serbe e boshnjake.

Derisa kryeministri në detyrë është këmbëngulës në mos heqjen e taksës,  ka kohë që  ndërkombëtarët kërkojnë heqjen e saj.

Edhe i dërguari i posaçëm për dialogun Prishtinë-Beograd i presidentit Donald Trump, ambasadori Richard Grenell gjatë qëndrimit javën e kaluar në vendin tonë ka kërkuar nga zyrtarë e institucioneve posaçërisht  atyre në ardhje heqjen e takses 100% për produktet serbe.

Se a duhet të hiqet taksa 100 për qind ndaj prodhimeve serbe, kërkes kjo edhe e të dërguarit  amerikan, flasin  udhëheqësit e asociacionit të bizneseve e ekspertët.
 
Njohësi i çështjeve ekonomike Mustafë Kadriaj, tha për "Syri.net", se duke marr parasysh kthimin e adminstratës në lidhje me çështjen e Kosovës vlerëon që duhet të mirret parasysh nga lidershipi kosovar ideja e Grenellit.

Sipas tij kjo duhet të ndodh, sepse si rezultat që pala kosovare ka qenë në linjë me forcat perëndimore e konkretisht SHBA-të që ka ndodh intervenimi i NATO-së , shpallja e pavarëisë, ngritja ekapaciteteve të policisë ndër policit më të përgatitura në rajon si dhe shëdërrimin e FSK-së në ushtri.

"Pra me këtë dua të theksoi dhe të bëhet me dije kryeminsitrit në dorëheqje pa marr parsysh vullnetin dhe qëndrimin e tij parimor në mbrojtje të shtetit të Kosovës, duhet të kuptoj që është ka post politik që përveç qëndrimit kombëtar duhet të bëjë politik dhe të zhvilloj diplomaci përparimtare për faktin që mos të humb Kosova partneritetin me SHBA-në", tha Kadrija.

Ai shtoi se pa marr parasysh sjelljet armiqësore të shtetit serb, vlerësej që taksa e ka arritur efektin e vet që është ngritur vetëdija tek qytetari duke i bojkotuar produktet me origjinë serbe.

"Pra edhe po të hiqet përkohesisht taksa ndaj Serbisë, Kosova tregon që është partner serioz, para miqëve ndërkombetar dhe SHBA-së dhe njeherit japim shembull si shtet që jemi për bashkpunim tregar dhe njëherit bëhet një test tek konsumatori vendër sesa është ngritur vetëdija për bojkot të produkteve me origjinë serbe, ku edhe nëse kemi bojkotim të tyre nga konsumatori vendës në këtë rast nuk marrim notë proteste nga miqtë ndërkombëtar, sepse askush nuk mund të blej një produkt pa vullnetin e kosnumatorit", tha njohësi i çështjeve ekonomike Mustafë Kadrija.

Edhe drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka, tha për "Syri.net", se OEAK-ja e ka bërë të ditur qëndrimin e saj kundër barrierave tarifore dhe jotarifore ndërmjet shteteve anëtare të CEFTA-së.

Sipas tij në këtë aspekt ka kërkuar eliminimin e çfarëdo barriere që pengon tregtinë e lirë ndërmjet shteteve, përfshirë këtu edhe tarifën prej 100% të vendosur nga autoritetet e Kosovës për dy shtetet e Ballkanit Perendimor.

Kryetari i Odës Ekonomike Berat Rukiqi, tha për "Syri.net", se në aspektin ekonomik, duhet të eliminohen të gjitha barrierat tregtare e jotarifore për ta arsyetuar heqjen e taksës, e të cilat barriera deri tash nuk janë hequr.

Ndërsa kryetari i Alenacës së Bizneseve Agim Shahini, tha për "Syri.net' se taksa tash është bërë aseti më i fuqishëm i Kosovës kundër Serbisë.

"Ajo nuk duhet të hiqet në asnjë mënyrë pa pas shpërblim Kosova nga BE-ja ose nga SHBA-të nëse për ata është aq e rëndësishme fillimi i dialogut me Serbinë...",, tha Shahini.

Sipas tij nëse ne i japim treg Serbisë 500 milionë në vit e ajo  e bllokon Kosovën kudo që ka mundësi e lobon kundër neve nuk ka logjik politike as ekonomike që në këtë drejtim ne të lëshojmë pe në këtë drejtim.

Ai tregoi se rreth 80% të bizneseve dhe qytetarëve janë deklaruar që vendimi i qeverisë për taks kundër Serbisë ishte i drejt. Kjo ka dal si rezultat i një studimi hulumtues që e ka bërë Aleanca e Bizneseve në dhjetor 2019.

"BE-ja duhet të heq vizat për Kosovën, kurse SHBA-të të japin garancione se Serbia nuk pengon Kosovën drejt integrimeve dhe antarësimeve nëpër mekanizma ndërkombëtar dhe më pas taksa të zëvendësohet me reciprocitet kundër Serbisë", tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së, shtoi se nëse Kosova heq taksën kundër Serbisë e kjo e dyta të ndal lobimin kundër Kosovës, kjo për AKB-në është e pa pranueshme, sepse nuk ka as kush të mat apo të verifikon Serbinë se a po lobon kundër Kosovës apo jo nuk ka mekanizma të matshëm...  Sipas tij ajo do lobon kundër Kosovës përderisa në kushtetuten e saj e ka Kosovën si krahin autonome të Serbisë.

Ndërsa kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës Fejzullah Mustafa, tha për "Syri.net", se nga qeveri e re presin që taksa 100 për qind kundër prodhimeve serbe e atyre boshnjake ia vlen ndoshtaj të hiqet.

"Taksa e ka bërë të vetën dhe ka vetëdijësuar popullatën për të konsumuar prodhimet vendëse dhe mendoj se është koha e duhur që të hiqet taksa", tha për "Syri.net", Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)