29 Mars 2024

Unionit i prodhuesve shqiptarë kërkon një treg të përbashkët

Prishtinë, 11 janar - Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK), sot pas një takimi që mbajtën me përfaqësuesit e prodhuesve nga Shqipëria dhe Maqedonia bënë të ditur në një konferencë edhe qëndrimet e tyre pas deklarimeve të fundit rreth marrëdhënieve tregtare Shqipëri – Kosovë.

Në këtë konferencë përfaqësuesit e bizneseve kanë deklaruar se nuk kanë qëllime të cilat rrezikojnë bashkëpunimin apo pengojnë unifikimin e tregut të përbashkët, përkundrazi ata janë të gatshëm që në të ardhmen të vazhdojnë bashkëpunimin.

Astrit Shabani nga Klubit të Prodhuesve ka thënë se ashtu sikurse arti edhe ekonomia të jetë një treg i lirë dhe i hapur. “Kërkojmë nga qeveritë tona të krijohet një treg i hapur dhe të hiqen të gjitha pengesat apo barrierat për ekonominë e përbashkët.” deklaroi Shabani. 

Ai po ashtu kërkojë që raportimet në media të jenë të jetë i matur dhe të shmanget keqinformimi i qytetareve.

Ndërsa Bardhyl Baltëza tha se Unioni i Prodhuesve Shqiptare  kanë propozuar prej kohesh të bëjë unifikimin e ekonomisë shqiptare. “Jemi ne promotorët para qeverive tona për ta shtyre përpara ketë proces.  Jemi një komb, të cilët duhet të ndërtojmë një ekonomi komplementare dhe të ndihmojmë njëri tjetrin”, ka thënë ai.

Përfaqësues të prodhuesve po ashtu pohuan se janë për një treg ballkanik, por me një kusht që të ketë një studim se si dhe kur të hapet ky treg ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë. Përfaqësuesit treguan që janë të gatshëm të ndihmojnë në unifikimin e tregut në të gjitha mënyrat që kërkohet prej tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)