19 Prill 2024

Turqia eksporton mallra mbi 11.3 miliardë dollarë në shtator

Ankara, 2 tetor - Asambleja e Eksportuesve të Turqisë (TIM) publikoi shifrat në lidhje me eksportin e bërë nga Turqia gjatë muajit shtator.

Sipas këtyre të dhënave, eksporti i muajit shtator në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur me 8,9% duke arritur në 11 miliardë e 337 milionë dollarë.

Ndërkohë që nga fillimi i këtij viti e deri më sot, eksporti turk është rritur 10,6% duke kapur shifrën e 114 miliardë e 661 milionë dollarëve, eksporti nga Turqia për 12 muajt e fundit është rritur me 9% duke arritur në 153 miliardë e 24 milionë dollarë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)