18 Prill 2024

Trump kërcënon Kinën me tarifa të reja mbi importe

Washington, 6 prill - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, udhëzoi zyrtarët që të marrin në konsideratë tarifa të reja kundër Kinës, në vlerë prej 100 miliardë dollarësh.

Masat e reja do t'iu shtoheshin tarifave prej 50 miliardë dollarësh që Trump i ka propozuar tashmë kundër qindra importeve kineze.

Propozimet e reja vijnë pasi Kina, në shenjë hakmarrjeje, ka kërcënuar me tarifa mbi 106 prodhime të SHBA-së.

Këto zhvillime i kanë lëkundur tregjet globale në javët e fundit.

Analistët thonë se lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kinës nuk do të ishte e mirë për ekonominë globale.

SHBA ka thënë se masat e saj janë përgjigje ndaj praktikave të padrejta tregtare të Kinës.

Kina ka thënë se tarifat e saj synojnë të balancojnë humbjet e shkaktuara nga tarifat e reja amerikane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)