24 Maj 2019

Trump ka paralajmëruar Kinën se do të ketë pasoja tregtare

Washington, 13 maj - Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar Kinën se do të ketë pasoja nëse nuk arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara sa më parë.

Pekini do ta gjejë veten në pozitë shumë më të keqe nëse vjen puna për negociata “në mandatin tim të dytë,” u shreh presidenti përmes një postimi në Twitter.

Dy ekonomitë më të mëdha ekonomike të botës janë mbërthyer në një luftë tregtare që ka sjellë rritje tarifash dhe nuk duket se është pranë zgjidhjes. Bisedimet tregtare mes dy vendeve u mbyllën pa sukses të premten.

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë acaruar që pas rritjes së tarifave mbi mallrat që eksporton Kina në Shtetet e Bashkuara nga 10 në 25%.

Mallrat e prekura nga tarifat kanë vlerë prej 200 miliardë dollarësh.

Administrata Trump këmbëngul se Kina ka përdorur taktika manipuluese për t’u dhënë avantazh konkurrimi kompanive të saj sidomos në fusha si inteligjenca artificiale, robotika apo makinat elektrike. S

humë ekonomistë e mbështesin këtë akuzë të administratës. Shtetet e Bashkuara thonë se taktikat e Pekinit, përfshirë hakerimet në sistemet dixhitale të kompanive amerikane për të vjedhur sekrete industriale apo presioni mbi kompanitë e huaja për të ndarë me Kinën teknologjinë e tyre të avancuar, ka shtrembëruar tregtinë e drejtë e të pastër duke favorizuar kompanitë kineze.

Por ekonomistët argumentojnë se tarifat nuk janë një mënyrë efektive për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Kinën.

Ata thonë se tarifat apo pengesa të tjera tregtare e dëmtojnë efikasitetin e ekonomisë. Me uljen e konkurrencës nga jashtë, kompanitë vendase humbasin shtysën për novacion apo rritje të efiçencës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 maj 2019 - Nisin punimet për rregullimin e rrugës kryesoret të qytetit të Deçanit Rrugës së  Qendrës konkretisht rrugës 'Luan Haradinaj' dhe 'Dëshmoret e Kombit'. (Në afërsi të pikës së karburantit Agonisi Gas në Carrabreg, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Auditimit për raportet financiare dhe atyre të deklarimit financiar të subjekteve politike për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të rrugës së qytetit të Deçanit. (Sheshi i qytetit në Deçan, ora 10:00)

- Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike i USAID-it në Kosovë, Brian Martalus, do të mbajë një fjalim në hapjen e Konferencës Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa - B2B. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- “Let’s Do It” mban aksion pastrimi në disa fshatra të Hasit, me moton “Për një Has të pastër”. (Fshati Gjonaj tek Ura e Drinit të Bardhë, ora 10:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë me rastin e prezantimit të gjashtë video udhëzuesve për e-prokurim. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor në të cilën do të behët shqyrtimi i kërkesës së Grupit për Studime Juridike dhe Politike për pjesëmarrje në Grupin Këshillëdhënës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e përvjetorit të rënies së 16 dëshmorëve të Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj” bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të shënojnë së bashku Ditën Ndërkombëtare të Grave për Paqe dhe Çarmatim me një konferencë shtypi. (Ambientet e UNDP-së, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e përvjetorit të rënies së 16 dëshmorëve të Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj” bën homazhe në Fshatin Kodrali. (Fshati Kodrali, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Abdullah Tahiri. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

- Prokuroria Themelore e Pejës organizon konferencën për media ku temë diskutimi do jetë ngritja e dhjetëra aktakuzave për rastin e njohur në opinionin publik si “veteranët e rrejshëm”. (Objekti i Prokurorisë Themelore të Pejës, rruga “Hasan Cermaxhija”. ora 12:00)

- 44 nxënës nga klasa 7 deri në klasën 9, nga të gjitha regjionet e Kosovës do të takohen për të garuar në finalen e garës së tretë vjetore të gërmëzimit.  (Biblioteka kombëtare, ora 13:15)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes  së çmimeve “Nikete Dardani”. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, ora 13:30)

- Organizuar nga Ministria e Diaspores dhe Investimeve Strategjike dhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare mbahet konferenca ekonomike e diasporës shqiptare nga Evropa më B2B. (Hotel Emerald, ora 20:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa, organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare. (Hotel Emerald, ora 20:00)