29 Mars 2024

Tregu i përbashkët Shqipëri - Kosovë me pengesa te shumta

Tiranë, 15 prill - Konfindustria vlerëson, se marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës janë në një nivel të pakënaqshemdhe me kah te qartë renës.

Gjergj Buxhuku Administrator i Përgjithshem ka deklaruar se krijimi i Tregut të Përbashkët Shqipëri - Kosovë në një periudhe kohore disa vjeçare jo vetëm nuk ka shënuar përparim, por përkundrazi janë krijuar pengesa të reja te formave të ndryshme.

Konfindustria vlerëson, se shkembimet tregtare, qe pësuan rritje te ndjeshme në vitet e para te ndertimit te Rruges se Kombit, ka kohe qe nuk po munden te kalojne nivelin e 200 milion euro/vit.

Praktikate mbylljes "de facto"te tregjeve respektiveper prodhimet dhe sherbimet ndermjet Shqiperise dhe Kosovesjane te pranishme ne sektore te ndryshem te ekonomise si bujqesia, industria ushqimore, pijeve, industrite e materiale ve ndertimit, etj.

Jane shenuar dhe raste te perplasjeve te drejtperdrejta te pandershme ndermjet bizneseve konkurrente me perfshirjen e papranueshme te institucioneve shteterore.

Konfindstria vlereson, se pertej zotimeve mediatike qeveritare ne takime zyrtare, ne praktike ndeshemi me mungesa te theksuara ne ndertimin e politikave te perbashketa ekonomike ndermjet Shqiperise dhe Kosoves.

Rastete mungeses se bashkpunimit ne menaxhimin e perdorimit te Rruges se Kombit, ne kryerjen e investimeve te perbashketa ne infrastrukture, energji, etj.deri ne kercenime te qartate fillimit te nje lufte tregtare, sikurse jane shprehur publikisht se fundmiqeveritare te ndryshem, flasin qarte per gjendjen e papranueshmete marredhenieve ekonomike ndermjet Shqiperise dhe Kosoves.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)