13 Prill 2021

Tregu i naftës tregon shenja të përmirësimit të vazhdueshëm

Vjenë, 3 mars - Sekretari i Përgjithshëm i OPEC-ut, Mohammad Sanusi Barkindo ka deklaruar se parashikimi ekonomik global dhe perspektivat e tregut të naftës tregojnë shenja të përmirësimit të vazhdueshëm.

Barkindo i bëri këto komente në Komitetin e 49-të të Përbashkët Teknik (JTC), përpara takimit të 27-të të Komitetit të Përbashkët të Monitorimit Ministror (JMMC) dhe Takimit të 14-të Ministror të OPEC-ut dhe vendeve jashtë OPEC-ut (ONOMM) që do të mbahet sot dhe nesër. Grupi do të vendosë për kuotën e prodhimit pas marsit.

Ai theksoi perspektivën përmirësuese të tregut global të naftës dhe ekonomisë botërore në përgjithësi, duke theksuar nevojën e qëndrimit në rrugën e ringritjes së stabilitetit të tregut të qëndrueshëm të naftës.

Barkindo tha se tronditja e kërkesës për naftë të shkaktuar nga pandemia u la pas ndërsa "kërkesa për naftë parashikohet të rritet me 5.8 milionë fuçi në ditë në rreth 96 milionë fuçi në ditë".

Ai shprehu "optimizëm të matur" në lidhje me përmirësimin ekonomik dhe kërkesës së naftës në Azi.

Barkindo theksoi se pandemia globale e COVID-19 vazhdon të paraqesë rreziqe negative për rimëkëmbjen, duke potencuar të dhëna që tregojnë se infeksionet e reja globale u rritën në javën e fundit të shkurtit për herë të parë në shtatë javë.

“Përparimi për vaksinat kundër COVID-19 vazhdon në shumë vende, por ritmi aktual tregon se shumë vende në zhvillim rrezikojnë të lihen pas. Ne kemi shpresë se përpjekjet shumëpalëshe do të mbështesin hyrjen gjithëpërfshirëse dhe të shpejtë në të gjithë botën në vaksinim", tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Prill 2021

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Basri Maksuti për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve të votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Rolling Film Festivali i cili organizohet nga OJQ Roma Versitas Kosovo dhe Romawood mban konferencën për media. (Kino Armata, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Fondi i Sfidave të Kosovës organizon eventin online për shpalljen e thirrjes së parë për shprehje interesi, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues. (Platforma Zoom, ora 11:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Partia Liberale Egjiptiane do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me te drejtën e tyre të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit Serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit. (Gjykata Kushtetuese, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me një studim hulumtues për qytetarët kosovar që vizituan Shqipërin dhe Malin e Zi, si pasojë e kufizimit dhe mbylljes në Kosovë e që këto patën pasoja ekonomike dhe financiare për vendin tonë. (Zyret e AKB-së, ora 13:30)