19 Prill 2024

Tregu i automobilave në Bullgari do të shënoj 50 % deri në 2014

Sofje, 24 shtator - Shitjet e automobilave në Bullgari do të shënojnë 50% rritje deri në vitin 2014. Këtë e tregojnë prognozat në raportin e agjencisë Business Monitor International (BMI), me seli në Londër.

 

Sipas analizatorëve ulja e shitjeve tek ne gjatë muajve të parë të vitit 2010 do të kompensohet gjatë gjysmës së dytë të vitit.

Nga agjencia regjistrojnë se ekonomia bullgare po rimëkëmbet, kurse një rol të rëndësishëm në stabilizimin e tregut të automobilave do të luajë investimi i madh i kompanisë kineze Great Wall Motors në një uzinë për prodhim të automobilave. Si duket tregu i automobilave në Bullgari sipas ekspertëve bullgarë?

Ulja e shitjeve në tregun e automobilave tek ne arriti afro 70% në krahasim me fundin e vitit 2008. Ndërsa para dy vjetëve shiteshin 4500 automobila në muaj, gjatë muajve të fundit shiten mezi 1500. Shumë tregtarë në vend bënë investime të mëdha për të ndërtuar qendra dhe komplekse, të cilat t’u përgjigjen kërkesave të prodhuesve të automobilave përkatës.

Ata morën dhe kredi të mëdha, sepse atëherë prognozat ishin për një rritje të vazhdueshme të tregut. Mirëpo shitjet ulën me 70% për dy vjet dhe një pjese e madhe e tregtarëve tani janë në një situatë afër falimentimit. Po vërehet një stabilizim dhe shitjet po bëhen të qëndrueshme – afro 1500 automobila në muaj. Gjithnjë e më shumë firma rinovojnë asortimentin, duke blerë 80-100 automobila të rinj.

Tregtarët tërheqin klientët me oferta të mira, me zbritje të çmimeve mbi 15% dhe dhurata në formën e pajisjeve. Për koment mbi këtë temë kërkuam Svetoslav Tomovin, menaxher për analizën e tregut dhe planifikimin në një nga kompanitë prijëse për shitje të automobilave tek ne.

Në studimin e BMI-së thuhet se gjatë viteve të ardhshme kërkimi do të rritet me 50% në krahasim me vitin 2009. A koincidojnë prognozat e tyre me parashikimet tuaja?

“Aktualisht asnjë ekonomist nuk mund të angazhohet me prognoza afatgjata – thotë Svetoslav Tomov. – Dihet se tregu i automobilave të rinj është lidhur drejtpërdrejt me situatën ekonomike në vend. Kurse tani tregu është pasiv. Presim që në të ardhmen ai të aktivizohet, por kur pikërisht do të ndodhë kjo, është e vështirë të parashikohet. Prognozat afatshkurtra janë që vitin tjetër tregu të rritet me jo më shumë se 10%.”

Ku pozicionohet Bullgaria në kuadër të BE-së?

“Në vendet e ndryshme kriza shfaqet me një karakter të ndryshëm – vazhdon Svetoslav Tomov. – Në shumë shtete kishte ndihmë nga qeveria si subvencione, talone, programe për kthim të automobilave të vjetër kundrejt një automobili të ri. Kjo u bë në vendet, ku ka prodhim automobilash. Në këtë sfond tregu bullgar është mjaft i vogël. Në vende të tjera ka proteksione për shitjen e automobilave të rinj. Tek ne lobi i shitësve të automobilave të vjetër është shumë i fortë.”

Tregu i automobilave të vjetër tejkalon shitjen e makinave të reja. Ekspertët regjistrojnë 20% rritje të shitjes së automobilave të vjetër gjatë muajve të fundit.

“Tregu i automobilave të vjetër tek ne gjithmonë ka qenë më i fortë se ai i automobilave të rinj – komenton Tomovi. – Ky fakt ka shpjegim. Të ardhurat e popullsisë së Bullgarisë janë shumë më të ulëta se sa në BE, kështu që zgjedhja është e qartë.”

Çfarë janë tendencat në tregun e automobilave, si do të zhvillohet në të ardhmen?

“Madje të ketë tendencë të blihen më shumë automobila të rinj, ajo do të shprehet në një përqindje të vogël” – është kategorik eksperti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)