28 Mars 2024

Tregu europian njihet me cilësinë e produkteve të drurit nga Kosova

Prishtinë, 8 janar - Pjesëmarrja e prodhuesve kosovarë nga industria e përpunimit të drurit në panairin më të madh të kësaj industrie që mbahen në Zvicër çdo dy vjet në muajin janar, Swissbau, është bërë tashmë traditë.
 
Panairi Swissbau që organizohet çdo dy vjet në Basel këtë vit mbahet në datat 14-18 janar 2020. Kompanitë kosovare që do të ekspozojnë produktet e tyre të ndryshme nga druri dhe zgjidhjet për ndërtim dhe enterier në këtë panair janë: Shehu, Lesna shpk, Berto, Dardania - Model, Palma ,Greenhouse dhe Bellino.

Ky është panairi kryesor për industrinë e drurit dhe të ndërtimtarisë në Zvicër, ku çdo dy vite prezantohet inovacioni botëror në këtë industri.  

Në Swissbau, kompanitë kosovare do të ekspozojnë një gamë të gjerë të produkteve, si: dyer, dritare, kuzhina, shkallë prej druri, shtepia nga druri,elemente të drurit për enteriere dhe produkte të tjera.

“Pjesëmarrja e prodhuesve kosovarë në panaire ndërkombëtare të kësaj madhësie dhe rëndësie rezulton e suksesshme çdo herë, ndaj është e rëndësishme të jemi të pranishëm. Pas ekspozimit, prodhuesit tanë nënshkruajnë kontrata, nisin eksportin e produkteve made in Kosova dhe tashmë kanë krijuar pikat e tyre në shtete të ndryshme evropiane,” thotë Arieta Vula-Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës.

“Përveç krijimit të lidhjeve të biznesit, pjesëmarrja në këto panaire është shumë e rëndësishme, pasi prodhuesit tanë përfitojnë direkt nga inovacioni që prezantohet në këto ngjarje. Për shembull këtë vit, fokusi i panairit Swissbau do të jetë tek automatizimi i ndërtesave, energjia në ndërtesa, teknologjia e dritës dhe ndriçimit dhe siguria e ndërtesave”.

Po ashtu, nga 14 deri 19 janar 2020, katër kompani nga Kosova: ALBED, ELNOR, KELMENDI dhe KOSOVA-MODEL do të ekspozojnë produktet e tyre në panairin më të madh të mobilerisë në Evropë, IMM Cologne 2020. Produktet me dizajne dhe inovacion në fushën e mobilerisë do të gjenden të ekspozuara nga kompanitë e Kosovës në Gjermani .

Pjesëmarrja e kompanive në këto dy panaire mbështetet nga Qeveria gjermane përmes projektit të GIZ-it për promovimin e eksportit, ndërsa gjithçka koordinohet nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)