19 Prill 2024

Tregu amerikan i punës përmirësohet edhe më tej

Washington, 9 shtator - Po përmirësohet situata e punësimit në Shtetet e Bashkuara, siç dëshmon raporti i ri i Departamentit të Punës i publikuar të enjten.

Numri i amerikanëve që paraqitën kërkesë për asistencë si rezultat i papunësisë u reduktua me 10 mijë vetë dhe tani llogaritet në 245 mijë vetë.

Ekspertët thonë se kur numri i personave në asistencë bie nën 300 mijë vetë, tregu i punësimit konsiderohet funksional, i karakterizuar nga një numër i ulët pushimesh nga puna.

Shifrat e papunësisë dalin në një raport tjetër. Aktualisht këto shifra luhaten në 4.3% që tregon një nivel mjaft të ulët papunësie.

Ndërkaq ritmet e punësimeve të reja kanë rënë kohët e fundit; punëdhënësit thonë se e kanë të vështirë të gjejnë njerëz me aftësitë e nevojshme për vendet e punës.

Javën e ardhshme drejtuesit e Bankës Qendrore amerikane do të diskutojnë gjendjen e tregut të punës dhe aspekte të tjera të ekonomisë amerikane në takimin e tyre për të analizuar normat e interesit dhe mundësinë e rritjes së tyre me 0.25%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)