29 Mars 2024

Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore shënon rritje

Prishtinë, 21 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e dytë (TM2) 2017.

Në bazë të dhënave të publikuara nga ASK theksohet se në tremujorin e dytë të vitit 2017 ka rritje, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017 te: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara (13.9%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (5.7%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara (4.2%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (3.8%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (2.0%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (1.1%).

Ndërsa, rënie është shënuar te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara (13.9%) dhe te tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (13.3 %).

Ndërkaq, krahasuar tremujorin e dytë të vitit 2017 me tremujorin e dytë të vitit 2016, rritje kanë: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (31.6%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara (21.3%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (16.6%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (13.1%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.6%).

Kurse, rënie është shënuar te: Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (2.5%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (2.3 %); dhe Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (1.1 %).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)