26 Nëntor 2020

Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit regjistron rritje

Prishtinë, 15 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e dytë (TM2) 2020.

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.

Në tremujorin e dytë të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, ka pasur rritje te:  Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (32.6%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (14.6%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (10.6%).  

Derisa, gjatë këtij tremujori, kanë shënuar rënie: Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (9.1%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (7.1%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjera, në dyqane të specializuara (6.5%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (4.7%); dhe Tregtia me pakicë e mallrave të tjera, në dyqane jo të specializuara (0.7%). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00) 

 

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshimerr pjesë në koncertin e Ansamblit “Shota”, kushtuar 70 vjetorit të formimit të Ansamblit të parë profesional të këngëve dhe valleve në Kosovë. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 16:00)