18 Prill 2024

Tregtia globale shënoi rritjen më të ulët qysh nga kriza financiare

Washington, 22 shkurt - Në raportin e Bankës Botërore thuhet së në vitin 2016, tregtia globale shënoi rritjen më të ulët që prej krizës botërore financiare dhe politikat e paqëndrueshme kanë ndikuar shumë në rritjen e tregtisë.

Në raport thuhet gjithashtu se vitin e kaluar, rritja e tregtisë botërore dhe e tregtisë së shërbimeve ishte 1.9%-2.5%, niveli më i ulët qysh nga kriza financiare në 2008-n. Rritja e tregtisë së mallrave ishte vetëm mbi 1%.

Sipas raportit, për shkak të paqëndrueshmërisë së politikave të BE-së dhe SHBA-së, ndërmarrjet kanë ngadalësuar planet e tyre për investim dhe eksport dhe konsumatorët kanë pakësuar shpenzimet për konsum, çka ka shkaktuar ngadalësimin e rritjes ekonomike botërore, duke ndikuar në tregtinë globale.

Marrëveshjet tregtare, sipas raportit, luajnë rol të rëndësishëm në rritjen e tregtisë. Nëse nuk ka marrëveshje të tilla, rritja tregtare botërore mund të ishte më e ulët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)