22 Janar 2021

Tregtia dominon me 54.3% me qarkullimi te realizuar

Prishtinë, 1 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve për vitin referues 2019.

Ky publikim me të dhënat që ofron, synon të paraqesë disa nga treguesit ekonomikë sipas strukturës së veprimtarive ekonomike.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se sipas sektorëve ekonomikë numri më i madh i ndërmarrjeve i takon: tregtisë me 14 036 ndërmarrje, ose shprehur në përqindje 39.8%; shërbimeve biznesore dhe shërbimeve të tjera me 6 105 ndërmarrje, ose 17.3%; industrisë përpunuese (prodhimit) 5 027 ndërmarrje,  ose 14.3%;  akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimeve me ushqim me 3 979 ndërmarrje, ose 11.3%; ndërtimtarisë me 3 318 ndërmarrje, ose 9.4%; informacionit dhe komunikimit me 1 249 ndërmarrje, ose 3.5%; transportit dhe magazinimit me 1 165 ndërmarrje, ose 3.3%; xehetarisë dhe gurëthyesit me 194 ndërmarrje, ose 0.6%; furnizimit me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete revitalizimi të tokës me nga 123 ndërmarrje, ose 0.3%; si dhe furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 73 ndërmarrje, ose 0.2%.

Ndërsa, sa i përket punësimit për sektorët ekonomikë, që ishin pjesë e hulumtimit, del se numri total i të punësuarve arrin shifrën 186 316, prej të cilëve sektori i tregtisë përbën rreth 67 968 të punësuar, ose shprehur në përqindje, 36.5%; industria përpunuese (prodhimi) 30 425 të punësuar, ose 16.3%; ndërtimtaria me 19 821 të punësuar, ose 10.6%; shërbimet biznesore 16 918 të punësuar, ose 9.1%; akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 16 551 të punësuar, ose 8.9%; informacioni dhe komunikimi 11 243 të punësuar, ose 6.0%; si dhe sektorët e tjerë kanë më pak se 5% të punësuar.

Karakteristikë tjetër, që vlen të përmendet, është edhe qarkullimi i realizuar nga ndërmarrjet, ku dominon tregtia me një pjesëmarrje prej 54.3%, industria përpunuese (prodhimi) me 12.6%, ndërtimtaria me 10.0%, furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 6.6%, aktivitetet e shërbimeve të tjera me 5.2% dhe sektorët e tjerë të veprimtarive ekonomike rezultojnë me një përqindje më të vogël të qarkullimit.

Sa i përket treguesit të pagës mesatare mujore (bruto), ajo sillet rreth 370 Euro në aktivitetet e përfshira në anketë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)