23 Prill 2024

Tregtia botërore humbi 107 miliardë euro nga vjedhja

Londër, 22 tetor - Humbja e tregtisë botërore për shkak të vjedhjes nëpër shitore sivjet është zvogëluar për 5,6 për qind, në krahasim me vitin e kaluar.

Sivjet, tregtia botërore nga vjedhja humbi 107 miliardë euro, tregon hulumtimi “Barometër global i vjedhjes në shitjen me pakicë”, të cilin e zbatoi Qendra britanike për hulumtim të tregtisë (CRR).

Raportin e vet CRR e mbështeti në anketimin e 1.103 përfaqësuesve të kompanive tregtare prej 42 vendeve, me ç’rast është konfirmuar se më së shumti vidhet në SHBA, e më së paku në qendrat e shitjes me pakicë në Austri, Hong Kong dhe Tajvan.

Nga shitoret më së shumti vidhen produkte të brendeve të njohura, telefonë celularë, aparate të imta elektronike, kozmetikë, parfume, veshje për fëmijë, pije alkoolike, mish, djath dhe kafe.

Të anketuarit në „Barometër-2010“ konsiderojnë se 42,2 për qind e të gjitha humbjeve (45,5 miliardë dollarë) shkaktohen për shkak të vjedhjeve në shitoret, ndërsa 35,5 për qind është rezultat i personelit të pandershëm (37,8 miliardë dollarë).

Pronarët e shitoreve në vendet e Amerikës së Veriut dhe asaj Latine konsiderojnë se shkaktar themelor për vjedhjen janë pikërisht të punësuarit, derisa në Evropë konsiderohet se vjedhësit janë më fajtorë se shitësit.

Humbje më të madhe nga vjedhja është regjistruar në Indi, Maroko dhe Brazil.

Mirëpo, sipas vlerës së mallrave të vjedhura, të parat janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)