20 Prill 2024

Tregjet botërore të aksioneve shënojnë ulje nga kërcenimet tregtare

New York, 8 mars - Frika nga një “luftë tregtare” nxiti tregjet botërore të aksioneve të shënojnë ulje pas dorëheqjes së këshilltarit të lartë për tregtinë të Presidentit Donald Trump.

Gary Cohn ishte kundërshtari kryesor i planit të presidentit Trump për të imponuar tarifa prej 25 për qind ndaj importeve të çelikut dhe 10 për qind ndaj atyre të aluminit.

Në funksionin e drejtorit të Këshillit Ekonomik Kombëtar, Gary Cohn u përpoq të nxiste zotin Trump të braktisë planin e tij tarifor, por presidenti përsëriti dje se në ditët në vijim do të marrte një vendim mbi këtë çështje, duke i vendosur tarifat.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë Presidenti Trump e cilësoi zotin Cohn si këshilltarin e tij kryesor për ekonominë dhe që ka bërë një punë të mrekullueshme në shtytjen përpara të agjendës së administratës së tij, falë ndihmës për shkurtimet historike të taksave siç e cilësoi ai vendimin.

Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë ende asnjë njoftim se kush do të zëvendësojë zotin Cohn, zëvendësi i të cilit cilit, Jeremy Katz, u largua në janar.

Gary Cohn është anëtari i katërt i stafit të Shtëpisë së Bardhë që jep dorëheqjen këtë vit, përfshirë drejtoren e Komunikimeve Hope Hicks, zëvendës drejtorin e komunikimit Josh Raffel si dhe sekretarin e stafit Ron Porter.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)