25 Prill 2024

Tregjet amerikane të aksioneve pritet ta rimarrin veten pas një rënieje të thellë

New York, 4 prill - Tregjet amerikane të aksioneve pritet ta rimarrin veten pas një rënieje të thellë një ditë më parë, ndonëse nervozizmi mes investitorëve vazhdon.

Dy faktorë mund të kenë ndikuar: Një sulm i ri verbal që ndërmori Presidenti Trump ndaj gjigandit të tregtimit të produkteve me pakicë në internet “Amazon” dhe njoftimi i Kinës për rritje të tarifave ndaj importeve amerikane, për të cilin shumë ekspertë thonë se mund të çojë në një luftë tregtare.

Themeluesi i kompanisë “Amazon” Jeff Bezos ka në pronësi edhe gazetën “The Washington Post”, shkrimet e së cilës mbi zotin Trump dhe administratën e tij, kanë shkaktuar shpesh zemërimin e presidentit.

"Mendoj se postimi i tij në twiter është më shumë personal dhe nuk ka të bëjë me “Amazon-ën” si kompani. Duket sikur shumica e postimeve të tij në twiter janë më shumë personale", thotë ligjvënësja demokrate Robin Kelly.

Sipas Presidentit Trump veprimet në shkallë të gjerë të “Amazon-ës” dëmtojnë bizneset e vogla me pakicë, që nuk mund të konkurrojnë me të njëjtin volum shitjesh.

Trump përgënjeshtroi një pretendim të Shërbimit Postar Amerikan se kontrata me “Amazonën” i siguron të ardhura të mëdha. Presidenti tha se posta humbet shumë dhe sipas tij kjo gjë do të ndryshojë. Ai shtoi gjithashtu, se tregtarët e vegjël me pakicë, të cilët i paguajnë të gjitha detyrimet, po i mbyllin dyqanet në të gjithë vendin, duke thënë se kjo "nuk është e ndershme".

Që kur zoti Trump nisi sulmet verbale ndaj Amazon-ës, kompania ka humbur më shumë se 37 miliardë dollarë.

Ndërkohë, njoftimi i Kinës për rritjen e detyrimeve për 128 produkte të importeve amerikane me vlerë 3 miliardë dollarë në vit, shkaktoi shqetësim tek investitorët.

"Mendoj se është absolutisht e drejtë të imponohen tarifa. Kam parë lajmet se Shtetet e Bashkuara po i prishin marrëveshjet tregtare me ne dhe është absolutisht e drejtë që ne të luftojmë", thotë Li Xiao, menaxher i një hoteli.

Të hënën vonë, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Lindsay Walters nëpërmjet një deklarate tha se Kina duhet të ndalë "praktikat e saj të padrejta tregtare që po dëmtojnë sigurinë kombëtare amerikane dhe po deformojnë tregjet globale".
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)