19 Mars 2024

Thellohet deficit tregtar, arrin në 277 milionë euro

Prishtinë, 22 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin maj 2018.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 13.1% në muajin maj 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 277.8 milionë Eurosh, krahasuar me deficitin prej 245.7 milionë Eurosh në vitin 2017. Eksporti mbulon importin me 10.6%.

Eksporti i mallrave në muajin maj 2018 kishte vlerën 32.8 milionë Euro, ndërsa importi 310.6 milionë Euro, që është një rënie prej (-2.0%) për eksport dhe një rritje prej 11.3% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.
 
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 26.9% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 20.7% e përbëjnë produktet minerale; 11.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 10.1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 3.3% e përbëjnë produktet bimore; 3.0% e përbëjnë lëkura dhe artikuj prej saj; 2.7% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 2.3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 2.1% e përbëjnë tekstili dhe artikuj prej tij, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 15.8% të importit e përbëjnë  makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 14.3% e përbëjnë produktet minerale; 11.4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.7% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.6% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 6.5% e përbëjnë produkte të industrisë kimike; 4.9% e përbëjnë produktet bimore etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 11.2 milionë Euro, ose rreth 34.4% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 51.6%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Austria (10.2%), Gjermania (4.5%), Sllovenia (3.9%), Britania e Madhe (3.8%), Holanda (3.4%), Bullgaria (3.0%).

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 133.2 milionë Euro, ose 42.9% e importeve të përgjithshme, një rritje prej 13.1%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.7%), Italia (8.4%), Spanja (2.9%), Greqia (2.5%),  Polonia (2.2%) etj.

Në muajin maj 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 17.5 milionë Euro, ose 53.5% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 5.2%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (18.5%), Maqedonia (12.2%), Serbia (12.1%), Mali i zi (8.0%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin maj 2018, arritën në 85.5 milionë Euro, ose 27.5% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (12.6%), Shqipëria (6.5%), Maqedonia (5.0%) dhe B&H (2.9%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 3.9 milionë Euro, ose 12.1%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: Zvicra (7.8%) dhe Turqia (2.3%).
 
Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 91.8 milionë Euro, ose 29.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (10.4%) dhe Kina (8.9%).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)