29 Mars 2024

Tërheqën nga tregu mbi 350 milion fuçi naftë

Vjenë, 25 korrik - Komiteti i Përbashkët Mbikqyrës i Ministrave të OPEC-ut dhe jo OPEC-ut vendosi zgjatjen e Deklaratës së Bashkëpunimit, e njohur dhe si "Marrëveshja e Naftës", deklaroi ministri rus i Energjisë, Alexander Novak, pas takimit të martën të këtij Komiteti në Shën Petërburg.

Ministri saudit i Energjisë Khalid Al-Falih tha se në bazë të marrëveshjes u tërhoqën nga tregu mbi 350 milion fuçi naftë, gjë që ndikoi në qëndrueshmërinë dhe ribalancimin e tregut.

Sipas ministrit rus Novak, nëse do të jetë e nevojshme marrëveshja do të shtyhet deri pas tremujorit të parë të vitit 2018.

Në fund të vitit 2016, vendet e OPEC-ut dhe jashtë kësaj organizate ranë dakord për tërheqjen nga tregu të 1.8 milion fuçive të naftës, për një periudhë 6 mujore, me synim rritjen kërkesës dhe të çmimit. Më pas u vendos zgjatja me 9 muaj e marrëveshjes, deri në fund të marsit të vitit 2018.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)