19 Mars 2024

Ted Baker hap dyqanin e parë në Kosovë

Prishtinë, 14 nëntor - Duke qenë gjithmonë në frymën e ekskluzivitetit, me më shumë se 500 dyqane në gjithë globin, Ted Baker synon që përmes prezencës në tregje të reja nëpër botë, të paraqesë stilin e tij të veçantë anglez. I inspiruar nga teatri Britanik, dyqani më i ri ndodhet në qendrën tregtare Albi Mall në Kosovë.

Me vendndodhje në zonën e re në kuadër të këtij destinacioni të preferuar për blerje në Prishtinë, dyqani do të hapet SOT, më 14 nëntor 2018, në ora 19:00. Me hapësire prej afro 200 m2, dyqani i Ted Baker ofron llojllojshmëri të veshjeve për meshkuj dhe femra, këpucë dhe aksesorë.

Cdo dyqan i Ted Baker është i dizajnuar që të paraqesë sensin unik dhe komik të kësaj marke dhe zotërimin e shitjes, duke përmbajtur elemente që i referohen trashëgimisë britaneze.

Ted ka vendosur që përmes prezencës së tij, të sjell në Kosovë teatrot më të vjetra të Londrës, gjithashtu duke përfshirë edhe pjesë të konceptit të Dokufest, festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe atij të shkurtë, i cili mbahet në Kosovë.

Dyqani shquhet për përdorimin e ngjyrave të guximshme dhe modeleve gjeometrike, si dhe dekoreve dhe detajeve shumë te veçanta, të cilat mund t’i shihni pothuajse në çdo kënd të dyqanit.

Të gjitha këto elemente do të prezantohen pranë njëra tjetrës, duke pasur si referencë dizajnet e teatrove të Londrës, ku në këtë rast kemi arkën që do të përdoret për pagesa në kuadëer të dyqanit, e cila ka pamjen e kabinave të vjetra për blerjen e biletave të teatrit.

Në anën tjetër, kemi muret me dizajn jo të zakonshëm, që i japin pamjen e një ambienti klasik të kohëve te vjetra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)