05 Prill 2020

Të hënën Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për heqjen e tarifës

Prishtinë, 28 shkurt - Të hënën Kuvendi, me kërkesë të 41 deputetëve, do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për të debatuar lidhur me paralajmërimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e tarifës 100 për qind.

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga kryetarja Vjosa Osmani, në prezencë edhe të kryetarëve të grupeve parlamentare.

Kryesia konstatoi se kërkesa e deputetëve për thirrjen e kësaj seance, i plotëson kushtet formale-juridike, prandaj sipas praktikës, seanca do të mbahet sipas kërkesës së deputetëve nënshkrues.

Po ashtu, Kryesia vendosi që në pjesën e parë të marsit të mbahet edhe dy seanca të tjera të veçanta: më 5 mars, në orën 9:00, do të mbahet seancë për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa më 9 mars, në orën 10:00, seancë tematike për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia mori edhe vendime të tjera, që lidhen funksionalitetin e disa institucionve të pavarura.

Kështu, Kryesia vendosi që të publikojë shpalljen për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës dhe autorizoi administratën ë Kuvendit që të ndërmarrë veprimet përkatëse, sikurse edhe për dy anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave. ​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Prill 2020

- Me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri mbahet takimi i kryetarëve të komunave të Agjencionit për Zhvillim Rajonal - Lindje më qëllim ndarjen e përvojave me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19. (Qendra Operative Emergjente e cila ndodhet në qendrën e studentëve, përkatësisht te kampusi i shkollave të mesme, ora 11:00)