20 Qershor 2019

Taksa 100%, betejë ekonomike, politike dhe diplomatike kundër Serbisë

Prishtinë, 23 maj - Aleanca Kosovare e Bizneseve ka realizuar një studim hulumtues në 250 kompani të zgjedhura në industrinë ushqimore tregtare, shërbyese dhe të ndërtimtarisë me 250 konsumatorë të Kosovës për të arritur deri në një rezultat se në çfarë mase kanë ndikuar vendimet e taksës 100%  për produktet ndaj Serbisë dhe BH.

Bizneset tregtare janë treguar se kane gjete  partnerë  te ri dhe zëvendësim të shpejt dhe  kjo ka ndikuar në rritjen e lehtë të çmimeve por jo në masën e propaganduar nga disa  dhe tregtarë dhe eksportues të Serbisë dhe BIH, por duke u mbështetur edhe nga disa propagandues se pa mallra serbe do të çrregullohet tregu tërësisht dhe do te ketë rritje te lart te çmimeve dhe katastrofë humanitare për komunitetin serb në Kosovë , por nga ky studimi del se kjo nuk është e vërtetë.

Agim Shahini, Kryetar i AKB-së tha se Kosova nga kjo ka përfituar shume si ne aspektin ekonomik, diplomatik, politik dhe negociues. AKB  e vlerëson taksen 100% si betejë ekonomike  politike dhe diplomatike kundër Serbisë.

Taksa ndaloj hovin e negocimit për ndarjes apo korrigjim të kufijve të Kosovës dhe kjo u vërtetua në samitin e Berlinit.

Periudha gjashtë mujore nga vendosja e taksës la rezoltuar që Serbia humbi rreth 300 mil€ sipas deklarimeve të institucioneve Serbe ,por sipas deklarimeve nga Dogana  e Kosovës që krahasojnë një vit më herët me këtë gjashtë mujor Serbia ka humbur mbi 230 mil €.

Dhe nëse bazohemi në këto dy deklarata gjatë gjithë këtyre viteve të kaluara ka ekzistuar informaliteti dhe kontrabanda që kap vlerën mbi  70 mil€.

Taksa në aspektin politik ngriti zërat pro dhe kundër në Kosove dhe Serbi për qëndrueshmëri shtetërore dhe qeveritare në të dy anët. Ndërsa në aspektin  diplomatik  alarmoj terë komunitetin ndërkombëtar dhe taksa kthej vëmendjen kah problemi i pa përfunduar mes Kosovës dhe Serbisë, duke u referuar ne letrën e Presidentit Trump, Samitin e  Berlinit dhe Parisit  që janë efekte direkte të taksës.

Bizneset rreth 55 % kane deklaruar se ka patur ndikimi pozitiv taksa që ka rrit industrinë ndërtimore rreth 40%, sektorin e ushqimit rreth 30%, transportin 20%, por në të njëjtën kohë ka patur rritje te Punësimit që mesatarisht është në gjithë sektorët e përmendur më lartë është 20%.

Kurse 55% nuk kanë patur vështirësi në zëvendësimin e produkteve të Serbisë, ndërsa 25 % deklarojnë së kanë patur vështirësi,

Furnizimet janë orientuar nga tregjet e BE-se rreth 40 % , Shqipëria dhe Maqedonia rreth 15% , kurse pjesa tjetër nga Turqia, Azia dhe vendet tjera.

Çmimet kryesisht janë rrit në shërbimet e transportit mbi 35%, ato të produkteve lukse mbi 20%, ndërsa ndërtimtaria rreth 15% por edhe produktet tjera siç janë: lënda e pare dhe paketimi.

Ky studim na tregon se Çmimet e përgjithshme në Kosovë janë rrit mbi 3%  në krahasim me gjashtë mujorin e kaluar, kurse arsyet e rritjes së çmimeve janë tregjet globale mbi 55 % kurse pjesa tjetër nga rritja e kërkesës për  produkte dhe  efekti i taksës.

Besimi në Prodhimtarinë vendore është rrit në 60 %, por produktet më të preferuara të konsumatorëve mbesin ato te vendeve të BE-se rreth 45%.

Bashkim Osmani, Nënkryetar i AKB-së dhe pronar i fabrikës Laberion tha se Vendimi është i drejtë në vendosjes e taksës nga Qeveria e Kosovës 96% e vlerësojnë të drejtë, kurse 85%  mendojnë që nuk duhet të hiqet taksa, ndërsa 14 %  mendojnë se duhet të hiqet taksa.

Znj. Lumnije Ajdini, Drejtore menaxhuese e AKB-së  konstaton se taksa 100% ka patur efekte pozitive në vend, duke rritë prodhimtarinë vendore rreth 30%, punësimin rreth 20% , ndërsa rritja  e çmimeve ka patur një rritje të lehtë 1,5% kurse importi nga Serbia ka rënë 98.2%.

Në komunikatë janë prezantuar vetëm në aspektin pozitiv sepse studimi voluminoz  për të përshkruar në të gjitha detajet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 qershor 2019 - Organizata Inject- Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi organizojn konferencën “Trajtimi Institucional i Rasteve të Dhunës në Familje”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Open Data Kosovo organizon panelin e diskutimit me temën “Hapja e të Dhënave të Bizneseve dhe Kontributi i tyre në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Universiteti ''Kadri Zeka'' në Gjilan në bashkëpunim me Oden e Avokatëve të Kosovës dhe aktivitetin e USAID-it Drejtësia Vlen, do të organizojë Orët për Ndihmë Juridike pa Pagesë, ku do të ofrohen shërbime juridike pa pagesë për qytetarët me nevojë. (Universiteti ''Kadri Zeka'', ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Agjencinë e Kosovës për Forenzikë do të organizojë ceremoninë e pranimit të certifikatës së Ri-akreditimit të laborantëve. (Ambientet e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ora 10:30)

- Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj nga Grupi Parlamentar i LDK-së mbajn konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit, para sallës C301.  ora 10:30)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 11:00)

- Fushata për Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik në Kosovë bën shpalljen e finalistëve dhe fituesit të konkursit "Tregojeni mendjen tuaj afariste". (Shtëpia e Evropës, ora 11:00)

- Federata Sindikate e Telekomit të Kosovës mban konferencë për media lidhur me qendrimet rreth kontrates se Z-Mobile dhe hapave qe do të nderrmiren diteve në vijim. (Objekti Qendror i PTK-së në Dardani, ora 11:00)

- Mbahet seanca solemne me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Drejtori i Arsimit i Komunës së Gjilanit, Nazim Gagica mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyrët qendrore në lagjen Arbëria, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim themeluesin e shoqatës bamirëse, “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut bëhën homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek Lapidari i Dëshmorëve në Istog. (Qendra e qytetit në Istog, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të projektit të Adresave, ku do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Klinë, Prof. Dr. Zenun Elezaj, Ambasadori Norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, zv. Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Gjergj Beka dhe Avni Ahmeti, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale  të Kosovës dhe qytetarë Klinas. (Oborri i Komunës së Klinës, ora 13:45)

- Ambasadori amerikan Philip Kosnett do të jetë prezent në përurimin e punëtorisë kreative të tipit “makerspace” në Komunën e Gjilanit, të financuar nga USAID-i. (Shkolla Xhavit Ahmeti në Gjilan, ora 14:15)

- Bëhet përurimi i qendrës së tretë të qëndrimit ditor për të moshuarit. (Lagjja Pejton, përballë Katedrales "Nëna Terezë", ora 15:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të mbajë tryezën e radhës me temën “Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike”. (Hotel Sirius, ora 16:30)

- Aksion për Nëna dhe Fëmijë do të bëj lansimin e Librit 'Ditari i Nënës' udhërrëfyesi për hapat e prindërimit, libër ky i shkruar nga Albiona Beselica Beha. (Libraria Dukagjini në sheshin Nënë Terezë, ora 17:00)

- Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut mbahet turniri në futboll të madh ku do të marrin pjesë ekipet nga komuna e Istogut, Klinës ,Deçanit dhe Pejës. (Fshati Banjë, ora 17:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton komunitetin egjiptian në Fushë Kosovë, në kuadër të Javës së Egjiptianëve. (Amfiteatri përballë komunës së vjetër në Fushë Kosovë, ora 18:00)

- Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut mbahet programi festiv me këngë e valle. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 18:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Kino Armatën për nder të njëzet vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës organizon Javën e Filmit me shfaqjen e filmave "Tisa" nga Valter Lucaj dhe "Përtej Rrugës" nga Yll Çitaku. (Kino Armata, ora 20:00)