19 Mars 2024

Sufiçi tregtar i Kinës me SHBA arriti një rekord prej 323 miliardë dollarësh

Pekin, 15 janar - Suficiti tregtar i Kinës me Shtetet e Bashkuara u rrit në mënyrë dramatike në vitin 2018, pavarësisht nga lufta e tarifave mes dy vendeve që ka tronditur tregjet globale.

Suficiti në vitin 2018 arriti një rekord prej 323.3 miliardë dollarësh, krahasuar me 275.8 miliardë të regjistruar vitin e mëparshëm.

Të dhënat e publikuara të hënën nga zyra doganore e Kinës tregojnë se eksportet e kineze drejt SHBA u rritën më shumë se 11 për qind në vitin 2018. Importi nga Shtetet e Bashkuara u rrit shumë pak, 0.7 për qind.

Por të dhënat tregojnë gjithashtu se eksportet kineze u ngadalësuan me 3,5 për qind muajin e kaluar, pasi administrata e presidentit Donald Trump imponoi një sërë tarifash të ashpra për miliarda dollarë mallra kineze për ta detyruar Pekinin të blinte më shumë mallra amerikane dhe për të zgjidhur çështjet që përfshijnë vjedhjen e teknologjisë, pronës intelektuale dhe vjedhjen kibernetike.

Të dhënat flasin për lajme si pozitive edhe negative rreth fuqisë së Kinës, ekonomisë së dytë më të madhe në botë. Ndërsa suficiti tregtar botëror i Kinës ishte 352 miliardë dollarë për vitin 2018, eksportet e saj botërore ranë 4.4 përqind në dhjetor krahasuar me një vit më parë. Importet ranë 7.6 përqind, gjë që flet për ulje të kërkesës si brenda dhe jashtë vendit.

Shifrat e publikuara nga Shoqata kineze e Prodhuesve të Automobilëve tregojnë se shitjet e makinave ranë në vitin 2018, për hetë të parë në 20 vjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)