20 Prill 2024

Sot mbahet ankandi i trembëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2020

Prishtinë, 13 nëntor - Ministria e Financave (MF) ka njoftuar se sot do të mbahet ankandi i trembëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2020.

Në këtë ankand sipas MF-së do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 22.50 milion euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit duhet të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)