15 Tetor 2019

Shqipëria rrit eksportet me Kosovën

Tiranë, 18 maj - Në muajin prill 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me prill 2018 janë Kosova me rreth 70,4%, Spanja me 8,7% dhe Gjermania me 7,3% të totalit të eksporteve.

Sipas të dhënave të INSTAT, vendet me të cilat eksportet kanë shënuar rënie të lehtë gjatë muajit prill të këtij viti janë: Italia, SHBA dhe Zvicra.

Gjatë këtij katërmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova 52,0 %, Maqedonia e Veriut 20,1% dhe Turqia 79,0%.

Në muajin prill 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me prill 2018 janë: Turqia 19,4%, Greqia 36,5% dhe Kina 62,9 %.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 tetor 2019

-  Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me zhvillimet në sektorin privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëorganizim me MASHT-in dhe OJQ – të mjedisore do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Ecjes së Lirë në Natyrë. (Parku “Germia”, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me GIZ-in gjerman organizon “Panairi i karrierës: takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit” i cili zhvillohet në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” organizon takimin Fakultet-Biznese, ku do të diskutohet për të ardhmen e Fakultetit dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe praktikes per studentet. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Hapet edicioni i dytë i Metamorphosis. Flirting with leftovers e cila është një  intervenim artistik, specifik për lokacionin,  konceptuar nga artistja Koja. (Ish Restorant Marsi, rr. Bedri Gjini - Kodra e Trimave, ora 18:30)