29 Mars 2024

Shkalla vjetore e inflacionit në BE shënon rritje

Bruksel, 21 janar - Zyra e statistikave të Bashkimit Evropian (Eurostat) ka njoftuar se në muajin dhjetor çmimet e konsumit në bllokun evropian kanë shënuar një rritje prej 0,3 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2019.

Eurostat njoftoi se shkalla vjetore e bllokut evropian me 27 vende anëtare u rrit nga 0,2 për qind në muajin nëntor të vitit 2020.

Kjo shifër ishte 1,6 për qind në të njëjtin muaj të vitit 2019.

Krahasuar me një muaj më parë, respektivisht me nëntorin e vitit 2020, inflacioni vjetor shënoi rënie në nëntë shtete anëtare, rritje në dhjetë shtete anëtare dhe mbeti i qëndrueshëm në tetë shtete anëtare.

Shkalla më e ulët e inflacionit është regjistruar në Greqi me minus 2,4 për qind, e ndjekur nga Sllovakia me minus 1,2 për qind dhe Irlanda me minus 1 për qind.

Vendi i BE-së që regjistroi shkallën më të lartë të inflacionit është Polonia me 3,4 për qind, e ndjekur nga Hungaria me 2,8 për qind dhe Çekia me 2,4 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)