07 Korrik 2020

Shkalla vjetore e inflacionit në BE bie në 0.6 për qind në maj

Bruksel, 18 qershor - Shkalla e inflacionit vjetor të Bashkimit Evropian ishte 0.6 për qind në maj, nga 0.7 për qind sa ishte një muaj më parë, njoftoi të mërkurën zyra e statistikave të bllokut.

Një vit më parë, niveli vjetor i inflacionit të bllokut 27-anëtarësh ishte 1.6 për qind, sipas një raporti të Eurostat.

Eurostat tha se niveli i inflacionit vjetor të eurozonës gjithashtu shënoi rënie nga 0.3 për qind në 0.1 për qind ndër muaj.

Krahasuar me muajin prill, inflacioni vjetor ka shënuar rënie në 20 shtete, është rritur në 5 dhe ka mbetur i pandryshuar në dy shtete.

Normat më të ulëta vjetore u regjistruan në Estoni (-1.8 për qind), Luksemburg (-1.6 për qind), Slloveni (-1.4 për qind).

Polonia (3.4 për qind), Çekia (3.1 për qind) dhe Hungaria (2.2 për qind) shënuan normat më të larta të inflacionit gjatë së njëjtës periudhë.

"Në maj, kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit në zonën e euros erdhi nga ushqimi, alkooli dhe duhani (+0.64 pikë përqindje), e ndjekur nga shërbimet (+0.59), mallrat industrialë jo energjikë (+0.06) dhe energjia (-1.20)", shtoi Eurostat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Korrik 2020

- Dr. Basri Sejdiu do të mbajë konferencë për media lidhur me vendimin e Bordit Drejtues për shkarkimin nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK. (QKUK, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të vizitoje Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi pas takimit me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami do të mbaj konferencë për shtyp, ku do të ju njoftojë lidhur me këtë takim. (Zyret e Sindikatës në objektin e ish Gërmisë, ora 11:45)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Me hapjen e ekspozitës multimediale në hapësirat e SENSE Qendrës në Pulë, Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë nisin kampanjën me titull: Srebrenica 25: Së bashku kundër virusit të mohimit në ditën kur në vitin 1995 ka rënë Srebrenica. (Transmetim direkt livestream http://srebrenica.sensecentar.org, ora 17:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Malësi e Vogël dhe Gexhë. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Skender Kastrati” në fshatin Malësi e Vogël, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Ratkoc, Dejnë, Vrajak dhe Bratotin. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “4 Dëshmorët” në fshatin Ratkoc, ora 20:00)