25 Janar 2022

Shitjet e armëve në botë arritën në 531 miliardë dollarë në 2020

New York, 7 dhjetor - Duke shënuar vitin e gjashtë radhazi të rritjes, shitjet nga 100 prodhuesit më të mëdhenj të armëve në botë arritën në 531 miliardë dollarë në vitin 2020, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë 54 për qind të shitjeve totale, sipas një raporti të publikuar nga një think-tank ndërkombëtar.

Shitjet e armëve dhe shërbimeve ushtarake nga 100 kompanitë më të mëdha të industrisë u rritën me 1,3 për qind krahasuar me vitin e kaluar, thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI).

SHBA-ja vazhdon të mbajë numrin më të madh të kompanive të renditura në top 100 pasi shitjet e armëve të 41 kompanive amerikane arritën në 285 miliardë dollarë me një rritje prej 1,9 për qind në bazë vjetore.

Që nga viti 2018, pesë kompanitë kryesore në renditje kanë qenë të gjitha me bazë në SHBA, sipas raportit. Me një pjesëmarrje prej 13 për qind të totalit, shitjet e armëve të pesë kompanive kineze në mesin e 100 më të mirave u rritën 1,5 për qind në 66,8 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë.

Kompanitë e Britanisë së Madhe u radhitën të tretat vitin e kaluar pasi shitjet e armëve tyre arritën në 37,5 miliardë dollarë në vitin 2020, me 6,2 për qind rritje krahasuar me 2019.

Shitjet e armëve të kompanive ruse shënuan ulje me 6,5 për qind në bazë vjetore, duke arritur në 26,4 miliardë dollarë vitin e kaluar. "Kjo shënon një vazhdimësi të trendit rënës që është vërejtur që nga viti 2017, kur shitjet e armëve nga kompanitë ruse në top 100 arritën kulmin", thuhet në raport.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 janar 2022 - Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekstin e Aderimit në Bashkimin Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pret në takim Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, kati III, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, ku do të prezantohen rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 nga Transparency International. (Zyrat e KDI-së, përballë Bashkësisë Islame, ora 10:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! organizon tryezë, në të cilën do të publikohet raporti me titull “Online Media Monitor”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
 
- Grupi organizativ "Protestojë" mban konferencë për media lidhur me protestën "Asnji cent ma shumë!" kundër shtrejtimit te rrymës, të paraparë të mbahet të merkurën. (Pranë ndërteses së Qeverisë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2022. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton në parim i Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Arkivat Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Lëvizja FOL organizon tryezën e diskutimit me temën "Reforma në Sistemin e Drejtësisë gjatë vitit 2021: Sfidat dhe arritjet". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

-  Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në prezantimin e aktiviteteve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021 dhe Strategjinë e AKA-së 2021-2025. (Hotel Sirius, ora 11:20)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 303, ora 14:00)

- Mbahet takimi i radhës së Këshillit Ekonomiko-Social. (Objekti i Qeverisë, salla Nr. P/38, ora 15:00)