03 Mars 2021

Shënohet Dita Botërore e Akreditimit

Prishtinë, 9 qershor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Drejtoria e Akreditimit ka shënuar Ditën Botërore të Akreditimit me disa aktivitete.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi morri pjesë në tryezën e organizuar për nder të kësaj dite, ku theksoi rolin e akreditimin në përmirësimin e sigurisë ushqimore.

“Unë si Ministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në kuadër të politikave zhvillimore ekonomike, me theks të veçantë mbrojtjen e konsumatorëve, do të angazhohem për zhvillimin e mëtutjeshëm të infrastrukturës së cilësisë, përmirësimit të shërbimeve dhe rritjes së bashkëpunimit në mes të Institucioneve relevante. Kompletimi i legjislacionit dhe harmonizimi me legjislacionin e BE-së, duke përforcuar mekanizmat implementues, do të jetë njëra nder objektivat e kabinetit tim”, tha Veseli.

Për nder të kësaj dite, Ministri Veseli bashkë me kabinetin dhe stafin e Drejtorisë së Akreditimit kanë vizituar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës, ku janë pritur nga kryeshefi i këtij institucioni, Valdet Gjinovci.

Ministri Krasniqi vizitoi edhe laboratorët në këtë Agjencion, për të parë punën nga afër, duke u shprehur shumë krenar me punën që bëhet në këtë institucion.

“Sot patëm kënaqësinë ta vizitojmë Agjencinë  Ushqimit dhe Veterinarisë, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Akreditimit, me që rast vizituam edhe laboratorinë e ushqimit, ku u njoftuam më afër me stafin për punën dhe të arriturat e këtij laboratori."

"Vërtet sot është një ditë e madhe, një ditë që lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e qytetarëve. Ne në të kaluarën i dimë vështirësitë që kanë ekzistuar, por nga ajo që ne sot pamë nga laboratorët, ndjehem shumë krenar dhe komod nga ajo për faktin se sot qytetarëve të Kosovës iu ofrohet një për ushqim një cilësi jashtëzakonisht, të cilën e siguron laboratori të cilin e vizitova."

"Ne sigurisht në të ardhmen si Ministri e Tregtisë, fokus të veçantë do të kemi sigurisht ato të metat në infrastrukturën ligjore, që do t’i harmonizojmë të gjitha ligjet e në harmoni edhe me Bashkimin Evropian. Kështu që edhe sa i përket mjeteve të laboratorëve të cilat në të ardhmen, do të kemi edhe laboratorë tjera, kështu së bashku të gjendemi dhe tu ofrojmë shërbime më cilësore, në këtë rast edhe sa i përket cilësisë së ushqimit. E falënderoj kryeshefin e AUVK-së, z.Valdet Gjinovci i cili për ta shënuar këtë ditë na priti dhe na ofroj informacione në lidhje me punën e të gjitha laboratorëve”, tha ministri Krasniqi. 

Ndërsa kryeshefi i AUVK-së, Valdet Gjinovci tha se kanë një bashkëpunim ndërinstitucional me Drejtorinë e Akreditimit të cilët vazhdimisht kanë mbështetur dhe ndihmuar Agjencinë e Ushqimit.

“Por edhe mbi të gjitha edhe neve si institucion, si autoritet kompetent për sigurinë e ushqimit në nivel vendi, kemi qenë në ballë të detyrës, përkundër sfidave që i kemi pasur. Ne kemi arritur realizimin e qëllimeve të parapara që të ofrohen produkte të sigurta për qytetarët dhe gjithmonë si prioritet mbrojtjen e shëndetit publik në tërë territorin e Kosovës. Me ministrin z.Krasniqi kemi edhe një bashkëpunim edhe në të kaluarën dhe AUVK është mbështetur gjithmonë. Ne me Drejtorinë e Akreditimit jemi në kontakt të vazhdueshëm për çdo kohë, gjithmonë në plotësimin e standardeve të cilat kërkohet”, tha Gjinovci.

Edhe Drejtoresha e Drejtorisë së Akreditimit, Gentiana Islamaj tha se edhe në këtë kohë të pandemisë, kur edhe zinxhirët e furnizimit në industrinë e ushqimit janë nën presion, Akreditimi ka ndihmuar që të ruhet integriteti dhe qëndrueshmëria e laboratorëve testues të ushqimit, duke u dhënë kështu besim blerësve në mënyrën se si prodhohet dhe shpërndahet ushqimi.

“Andaj edhe Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, për të siguruar që ky besim të ruhet edhe gjatë situatës aktuale Covid-19, ka vazhduar të kryej aktivitetet e akreditimit, gjithmonë duke respektuar rregullat e distancës sociale dhe masat e sigurisë si për personelin e brendshëm ashtu edhe për klientët e saj."

"Në saj të këtij angazhimi të Drejtorisë së Përgjithshme e Akreditimit, përveç Laboratorit Ushqimor të AVUK-ut, në Republikën e Kosovës janë të akredituar edhe 11 Laboratorë tjerë Testues të produkteve të ushqimit të cilët lëshojnë certifikata mbi cilësinë e produkteve ushqimore”, tha Islamaj.

Ndryshe, Dita Botërore e Akreditimit është një iniciativë globale e cila ka për qëllim promovimin e vlerës së akreditimit.  Këtë vit, tema e përzgjedhur për të shënuar Ditën Botërore të Akreditimit është “Akreditimi: Përmirësim i Sigurisë Ushqimore”, andaj është vendosur që kjo ditë të shënohet së bashku me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Laboratorët e se cilës janë të akredituar nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit të Kosovës që nga viti 2014 dhe të ri-akredituara në vitin 2018.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)