28 Mars 2024

SHBA: Tregu i punës dhe deficiti tregëtar përmirësohen

Washington, 10 shtator - Raporte për ekonominë të publikuara sot tregojnë se tregu i punës në SHBA dhe deficiti tregtar kanë shënuar pak përmirësim.

Departamenti i Punës thotë se numri i amerikanëve që kërkojnë asistencë papunësie ra me 27 mijë vetë javën e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në nivelin më të ulët në dy muaj, në 451 mijë vetë.

Disa ekonomistë thonë se megjithë përmirësimin, tregu i punës vazhdon të jetë i dobët për të mbështetur shtimin e shpenzimeve të konsumatorëve në nivelin që të ndikojë tek shpejtimi i rimëkëmbjes ekonomike.

Një raport tjetër tregon se deficiti tregtar në SHBA u përmirësua në muajin korrik, ndërsa importet ranë dhe eksportet u rritën, duke kapur shifrën më të lartë në dy vjet.

Rritja e eksporteve u realizua nga zgjerimi i ekonomive të vendeve që janë partnere tregtie me SHBA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)