04 Mars 2021

SHBA do të bllokojë importet e disa produkteve nga Kina

Washington, 9 shtator - Një zyrtare e Departamentit amerikan për Dogana dhe Mbrojtje Kufitare ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke përgatitur urdhra për të bllokuar importin e pambukut dhe produkteve të domateve nga rajoni Ksinjiang i Kinës, pas pretendimeve se këto produkte janë prodhuar nga puna e detyrueshme.

Ndihmës-komisionarja ekzekutive e këtij Departamenti, Brenda Smith, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se ndalesat në import do të përfshijnë të gjitha llojet e produkteve që janë me pambuk dhe domate nga ky rajon.

Një zëdhënës i këtij Departamenti ka thënë se njoftimi për këto masa është bërë më 8 shtator, mirëpo është shtyrë për më vonë gjatë kësaj jave për shkak të “planifikimeve”.

Këto veprime pritet të bëhen publike zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë, bashkë me pesë ndalesa tjera.

Një vendim i tillë pritet të tensionojë edhe më shumë marrëdhëniet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Kjo pasi Uashingtoni veçse ka rritur presionin ndaj Pekinit për trajtimin e myslimanëve ujgurë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë javën e kaluar se kompanitë amerikane “po bëhen të vetëdijshme” për abuzimet me të drejta të njeriut në provincën kineze, teksa ka bërë thirrje për rishqyrtim të mundësive të bërjes biznes atje.

Kina është kritikuar disa herë për vendosje të më shumë se 1 milion ujgurëve dhe anëtarëve tjerë të grupeve etnike myslimane në kampe të përqendrimit në Ksinjiang më 2017.

Kina kanë thënë se kampet janë të nevojshme për riedukim, luftim të terrorizmit dhe ekstremizmit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Mars 2021

 - Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (Ndërtesa e BQK-së, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021. (selia e KQZ-se, ora 11:00) 

- Me rastin e ndarjes nga jeta të Enver Krasniqi, Prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sistemi prokurorial organizon mbledhje komemorative. (Amfiteatri i ndërtesës të ish-Rilindjes, ora 11:00)

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me shoqatat e bizneseve. (Ndërtesa e BQK-së, ora 14:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Dogana e Kosovës organizon konferencë për shtyp ku do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë dy muajt e parë të vitit 2021 dhe luftimi i kontrabandës dhe informalitetit në muajt e fundit. (Drejtoria e doganës në lagjjen Emshir, ora 14:00)   

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)