18 Prill 2024

Sektori i automjeteve me i goditur nga koronavirusi, ulën pagat e punëtorëve

Pekin, 13 mars - Bizneset në Kinë, Itali dhe disa vende tjera janë ndërprerë në mënyrë të ashpër pas një bllokimi në shumë pjesë të vendit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur koronavirusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, u shfaq në qytetin kinez Wuhan. Që atëherë, ky virus ka vrarë të paktën 4.600 persona, me 124.519 raste të infektuara si dhe është përhapur në 118 vende.

Në Kinë, numri zyrtar është 80.980 raste të infektuara, me 3.173 vdekje.

Përderisa tregtia po përballon një rënie në kontinent, kompanitë kanë ulur pagat e punonjësve të tyre.

Më i goditur në ekonominë e dytë më të madhe në botë është sektori i automjeteve në vend.

E përditshmja "Global Times" raportoi se shifrat për muajin janar tregojnë se shitjet e automjeteve kanë shënuar rënie prej 18 për qind. Sipas gazetës, shitjet e automjeve të reja elektrike panë një rënie prej 54,5 për qind nga viti në vit.

Virusi e detyroi Pekinin që njerëzit që punojnë në metropole të dërgohen në pushime të detyrueshme dhe të mbyllin institucionet arsimore. Kjo përkoi me festat vjetore të Vitit të Ri Kinez.

Pa shpalosur emra, raporti i gazetës tha se shumë kompani kishin vendosur të kufizojnë pagat e drejtuesve të tyre të vjetër, ndërsa shpërblimet e rregullta në tremujorin e parë të vitit 2020 do të pezullohen dhe pagat bazë do të ulen me 20 për qind.

Një zhvillues i pasurive të patundshme në provincën Sichuan në jugperëndim të Kinës u raportua se nuk kishte paguar punonjësit në muajt janar dhe shkurt për shkak të "rënies së kapitalit".

Po ashtu edhe kompania e pasurive të patundshme "CapitaLand", me seli në Singapor, ka njoftuar një ulje të pagave të bordit të saj të drejtorëve dhe menaxhmentit të lartë përderisa pagat dhe shpërblimet themelore të drejtorëve të saj do të bien deri në 15 për qind nga 1 prilli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)