20 Prill 2024

Samiti i BE-së mbron euron prej spekulimeve

Bruksel, 8 maj - Duke marrë masa radikale vendet e Euros duan të shpëtojnë nga spekulimet monedhën e përbashkët. Për këtë ato vendosën përpilimin e  rregullave më të forta buxhetore dhe ngritjen e një mekanizmi mbarevropian stabilizimi.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha pas një takimi krize të presidentëve dhe kryeministrave që u mbajt në Bruksel se përkundër miratimit të paketës miliardshe për Greqinë e zhytur thellë në borxhe ekziston një masë e lartë e spekulimeve kundër euros.

\"Mendoj se në këtë pikë në të vërtetë nuk kemi më kohë andaj duhet të veprojmë shpejt. E dyta, nuk është vetëm Greqia ajo që duhet të konsolidojë buxhetin, por ne të gjithë duhet të punojmë që pakti për stabilitetin dhe zhvillimin të zbatohet sërish shpejt. E treta, ne po ashtu duhet të përkujdesemi për sigurimin e stabilitetit të euros në përgjithësi...\" tha Merkel.

Kurse kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker foli për një sulm të organizuar kundër euros. Ministrat e fiancave të 16 vendeve të Euro-Zonës do të marrin këtë të dielë vendime konkrete që do të futen në fuqi me hapjen e tregjeve, që ditën e hënë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)