24 Prill 2024

Samit i BE-së për qetësimin e tregjeve

Londër, 19 qershor - Udhëheqësit e vendeve te BE-së, të mbledhur në Bruksel, po përpiqen të qetësojnë tregjet financiare me deklarimet se është ndaluar kriza me të cilën përballej Euro-ja.

Në axhendën e bisedimeve janë masat për një bashkëpunim më të ngushtë ekonomik dhe sanksione më të ashpra për vendet e BE-së me ë deficite të larta buxhetore.

Kryeministri i ri britanik, David Cameron merr pjesë për herë të parë në një samit të BE-së.

Takimi zhvillohet në një klimë shqetësimi se mos edhe Spanja ndjek shembullin e Greqisë për të kërkuar ndihmë financiare nga partnerët në BE.

Korrespondentja e BBC-së për çështjet europiane, Oana Lungescu, kujton se vetëm disa orë para samitit, Spanja ka njoftoi për shkurtime në buxhet dhe reforma jo popullore të tregut të punës, me qëllim shmangien e një krize si ajo e Greqisë.

Udhëheqësit europianë pritet të përkrahin nevojën për një taksë bankare për t\'u siguruar që edhe institucionet financiare të përgjigjen për koston e krizave të ardhshme.

Në programin e samitit është edhe diskutimi i fillimit të bisedimeve me Islandën për anëtarësim në BE.

Ishulli në Atlantikun e Veriut e paraqiti kërkesën për anëtarësim vitin e kaluar, pas shembjes së sistemit bankar të vendit. Atëherë, Euro-ja dhe eurozona dukeshin krejt të sigurta, thotë Oana Lungescu e BBC-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)