25 Prill 2024

Rritet deficit tregtar, arrinë vlerën prej 125,4 milionë euro

Prishtinë, 28 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit per muajin janar 2017.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 13.7% në muajin janar 2017, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016, gjegjësisht në vlerë prej 125,4 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 110,3 milionë Euro në vitin 2016. Eksporti mbulon importin me 14.6%.

Eksporti i mallrave në muajin janar 2017 kishte vlerën 21,4 milionë Euro, ndërsa importi 146,8 milionë Euro, ku është një rënie prej (-3.7%) për eksport dhe një rritje prej 10.8% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 45.1% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15.4% e përbëjnë produktet minerale; 8.2% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 8.0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.8% e përbëjnë produktet bimore; 3.7% e përbën lëkura dhe artikuj prej saj; 3.1% e përbëjnë makineritë, paisjet mekanike dhe elektrike etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17.5% të importit e përbëjnë produktet minerale; 12.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.1% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.2% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.9% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 5.5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 5,4 milionë Euro, ose rreth 25.6% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 0.4%. Partnerët kryesorë per eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (6.4%), Holanda (4.0%), Britania e Madhe (4.0%) dhe Austria (2.4%).

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 63,8 milionë Euro, ose 43.4% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 11.3%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.0%), Greqia (4.8%), Italia (4.3%), Republika Çeke (2.9%) etj.
Ndëkaq, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s, në muajin janar 2017, arritën në 6,9 milionë Euro, ose 32.6% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 28.0%. Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (11.9%), Serbia (9.2%), Maqedonia (7.4%) dhe Mali i Zi (3.2%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin janar 2017, arritën në 37,1 milionë Euro, ose 25.3% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 19.1%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.2%), Maqedonia (4.5%), Shqipëria (4.2%) dhe B&H (2.3%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 8,9 milionë Euro, ose 41.8%. Kurse, si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: India (14.0%) dhe Kina (10.2%).

Ndërkaq, importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 45,9 milionë Euro, ose 31.3%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Kina (11.1%) dhe Turqia (9.2%).


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)