29 Mars 2024

Rriten shqetësimet për luftë tregtare mes fuqive ekonomike

Washington, 5 korrik - Presidenti Donald Trump vazhdon presionin mbi partnerët tregtarë të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se kjo taktikë do të rezultojë në marrëveshje më të mira për amerikanët. Por politikat e presidentit kanë shqetësuar ekonomistët për mundësinë e një lufte tregtare.

Presidenti ka vënë në shenjestër jo vetëm partnerët tregtare, por edhe Organizatën Botërore të Tregtisë duke thënë se ky institucion ka trajtuar keq Shtetet e Bashkuara, gjë që ka shkaktuar disavantazh tregtar për amerikanët.

Media njoftoi se Shtëpia e Bardhë ka hartuar një projekt-ligj që, nëse miratohet, i jep autoritetet presidentit të vërë tarifa të reja jashtë juridiksionit të Organizatës Botërore të Tregtisë. Me këtë akt Amerika do të braktiste në praktikë angazhimet ndaj OBT.

Ndërkaq, vendet partnere kanë reaguar ndaj politikave amerikane. Kanadaja ka vënë tarifa me vlerë 12.6 miliardë dollarë ndaj mallrave amerikane. Njoftohet se Kina do të vërë tarifa me vlerë 34 miliardë dollarë në përgjigje të tarifave amerikane mbi importet e çelikut dhe aluminit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)