12 Prill 2021

Rriktet tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit

Prishtinë 16 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Tregtisë me Pakicë’  për tremujorin e katërt (TM4) 2020.

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.

Në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2020, ka pasur rritje te: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (41.5%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane jo të specializuara (34.4%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (29.2%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (28.6%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (24.7%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (24.3%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (20.9%); dhe te Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (1.4%).

Në TM4 2020, krahasuar me TM4 2019 ka pasur rritje te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (54.3%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (5.5%); si dhe te Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (4.7%).

Derisa rënie ka shënuar: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (-48.6%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (-27.7%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (-27.5%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (-12.5%); si dhe Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (-10.0%).

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)