18 Prill 2024

Rozeta Hajdari pranon detyrën e ministres së Industrisë dhe Tregtisë

Prishtinë, 23 mars - Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë - MINT, Rozeta Hajdari pranoi detyrën e ministres, e cila do ta udhëheqë këtë ministri në Qeverinë e Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Ministrja Rozeta Hajdari u njoftua nga zëvendësuesja e Sekretares së Përgjithshme, Gentiana Islamaj, për projektet që priten të realizohen, si dhe për planet që i ka paraparë kjo ministri.

Ministrja Hajdari bëri të ditur se fokus i saj do të jetë angazhimi në zhvillimin e industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë, me synim të zhvillimit dhe integrimit të vendit tonë.

Ajo shtoi se së bashku do të punojmë shumë, sidomos për progresin që nuk është arritur sa duhet rreth procesit të stabilizim asocimit dhe forcimit të mekanizmave për zhvillim të industrisë vendore.

Në mesazhin e saj, ministrja Hajdari tha: “Unë do të punoj për industrinë, do të largoj skemat korruptive të cilat kanë ngulfatur ndërmarrjet vendore me potencial zhvillimi dhe do të angazhohem sa më shumë që industria jonë të jetë konkurruese në rajon dhe më gjerë”, theksoi ministrja Hajdari, duke iu ofruar bashkëpunim të gjithë zyrtarëve në MINT, për t’i avancuar interesat e përbashkëta shoqërore dhe ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)