28 Mars 2024

Roli i Autoritetit të Konkurrencës esencial për mbrojtjen e interesave të qytetarëve

Prishtinë, 12 maj - Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani priti në takim drejtuesit e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK).

Ajo falënderoi kryetarin e AKK-së, Valon Prestreshi për reagimin e shpejt dhe komunikimin e vazhdueshëm me qytetarët në lidhje me çështjen e rritjes së çmimeve të produkteve esenciale në treg gjatë periudhës së përballje me pandeminë Covid-19.

Theks i veçantë në takim është vënë në vendimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për gjobitjen e 14 kompanive të derivateve të naftës për çrregullim të konkurrencës në treg në muajt e fundit të vitit 2018.

Kryeparlamentarja Osmani ka mbështetur veprimet e fundit të AKK-së.

“Vlerësoj çdo vendim tuajin i cili kontribuon në mbrojtjen e konkurrencës në treg. Profesionalizmi juaj dhe përmbushja e plotë e mandatit të kësaj agjencie ka ndikim të drejtpërdrejt dhe afatgjatë në sundimin e ligjit”, ka theksuar zonja Osmani.

Në takim me zyrtarë të AKK-së, zonja Osmani e trajtoi edhe çështjen e pretendimeve për monopol në sektorin e energjisë nga dielli.

Palët u dakorduan për komunikim të vazhdueshëm, teksa kryetarja Osmani shfaqi gatishmërinë për mbështetje dhe angazhim aktiv të Kuvendit në trajtimin e të gjitha çështjeve të cilat janë në interes të qytetarëve dhe ndikojnë në ruajtjen e konkurrencës së shëndoshë në treg.​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)