19 Mars 2024

Rifillojnë bisedimet SHBA-Kinë mbi tregtinë

Washington, 20 shkurt - Negociatorët nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara po i rifillojnë këtë javë bisedimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës.

Shtëpia e Bardhë tha se sot do të zhvillohen një raund i tretë negociatash në Uashington mes zyrtarëve të të dyja palëve dhe të enjten bisedimet do të vazhdojnë mes zyrtarëve të nivelit më të lartë.

Bisedimet tregtare janë rezultat i një marrëveshjeje të dhjetorit mes Presidentit Donald Trump dhe atij kinez Xi Jinping, për t’i dhënë fund për 90 ditë konfliktit për tarifat, duke filluar nga dita e Vitit të Ri.

Administrata amerikane ka kërcënuar se do t’i rrisë tarifat nga 10 për qind në 25 për qind, në se deri më 2 mars nuk arrihet një marrëveshje. Por Presidenti Trump tha javën e kaluar se ky afat mund të shtyhet, në varësi të ecurisë së bisedimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)